Prof. Dr. Kim M. Drasa: Myku, rrezik vdekje, mjekimet e reja antifungale janë shumë të domosdoshme

MYKU, RREZIK VDEKJE

Prof. Dr. KIM M. DRASA

NOA

PRESIDENT A.U.S.A.

“MAKSUT DRASA”

 

Parathënie: Shkalla e rezistencës ndaj antibiotikëve po vazhdon të rritet, në shifra alarmante dhe në unison me këto shifra, njëkohësisht po shkakton shtimin e *Bacterieve; *Fungi të rrezikshme. Gjithashtu, po përfshijnë mbrojtje më të forta, me shumë më pak bujë. Konkretisht, çdo vit, infeksionet e majave dhe mykut sic janë *Asperrigillus dhe *Candida, po vrasin më tepër se 1.5 milion njerëz, nëpër botë. Fatkeqësisht, kjo shifër është më e lartë se shifra e vdekjeve nga Malaria dhe e barabartë me shifrat e vdjekjeve, globale, nga Tuberkulozi.

SUBJEKTI

Absolutisht, një shtamë e re, rezistente ndaj ilaçeve është duke u çfaqur. Ky është shtami (lloji) i ri i CANDIDA AURIS. Ky shtam i ri është përcaktuar, për herë të parë, në Japoni, në vitin 2009 dhe qysh atëhere janë raportuar raste të tjera, në të gjithë botën. Midis 1 shtatorit 2020 dhe 31 gushtit 2021, numri i rasteve të këtij shtami, të ri, të Candida aureus, në USA, ka kaluar mbi 1.100 raste. Në 21 shtete, të USA dhe mbi 63 raste, në 4 shtete, të tjera nga 2013 deri në 2016. Me çfaqjen e Covid-19 dhe shkaktimin e pandemisë, personeli mjekësor u stresua, jashtzakonisht dhe pati çrregullime në shërbimin ideal ndaj pacientëve se shifrat u bënë alarmante. Njëkohësisht, ndryshimet, në kontrollet spitalore për infeksione spitalore, tregoi se pati rritje alarmante të numrit, të ilaçeve-rezistente, ndaj Fungeve (Kërpudhave). Center of Disease Control (CDC) and Prevention e listuan Candida aureus si një kërcënim, madhorë, urgjent. Ky ishte momenti i parë që kjo agjenci (më potencialja, në botë) ka bërë lajmërim për këtë shtamë të rrezikshëm, të Fungeve patogjene. Në dhjetor 2020, CDC, raportoi për rritjen e përhapjes të Candida auris, gjatë pandemisë. Me fol thjesht, “Infeksionet Fungale janë një problem madhor i shëndetit publik,”- thekson Znj. Johanna Rhodes (epidemiologe Genomice e infeksoneve Fungale, në Imperial College, Londër).

Candida albicans

Kjo është një fungus që nuk duhet harruar që ekziston dhe është përhapur shumë. Candida albicans është pjesë e florës normale mikrobike, në sistemin e tretjes, tek njerëzit. Kjo mund të shndërohet në një patogjen opportunist kur sistemi imunitar nuk mund të kontrollojë kolonizimin e saj (shtimin e përhapjen), e cila mund të shaktojë:

Infeksione në Gojë;

Infeksione në Ezofag;

Infeksione në Vaginë;

Infeksione sistemike.

Kohët e fundit është hipotezuar se një kolonizim i rëndë nga Candida albicans mund të shkaktojë lloje të ndryshme, të sëmundjeve inflamatore.

Faktorët favorizues të zhvillimit dhe rritjes të “kolonizimit” të trupit tonë me Candida albicans janë:

Abuzimi me përdorimin e Antibiotikëve;

Abuzimi me përdorimin e Corticosteroideve;

Stresi kronik;

Kontraceptivët orale (nga goja);

Sistemi imunitar i dobësuar.

Candida albicans ka bërë që 70-75% e grave të përjetojnë infeksionin e quajtur Candida Vulvo-Vaginal, të paktën, një herë në jetën e tyre dhe 58% e grave vuajnë nga infeksione, problematike nga Candida albicans, duke pasur 4 ose më shumë episode, të këtij infeksioni, çdo vit. Fatkeqësisht, ka pak ilaçe për të luftuar Funget dhe akoma më keq që taktikat për të zbuluar ilaçe të reja po ecën shumë ngadalë, frustuese. Aktualisht, mendohet që po zhvillohet me sukses studimi klinik për gjetjen e një ilaçi anti-fungal. Kërkimet janë duke u zhvilluar, duke ju afruar zbulimit të një ilaçi, i cili mundet, ultimatisht, të forcojë arsenalin e ilaçeve anti-fungale. Dhe ndërkohë, organizatat e kujdesit shëndetësor janë duke punuar për përmirësimin e praktikës për të ndihmuar në ndalimin e zhvillimit të rezistencës në këto mikrobe problematike.

MË PAK “ARMË”; MË TËPËR VIKTIMA

Patogjenët Fungal bëhen kërcënues-jete kur:

Futen brënda trupit;

Infektojnë qarkullimin e gjakut;

Infektojnë organet.

Të tilla infeksione invasive janë më tepër të zakonshme për shkak të evolucionit të ilaçeve-rezistente aq mirë sa avancimi i jetë-shpëtueseve siç janë transolanti organeve dhe terapia kundër kancerit, të cilat kanë krijuar një rritje të numrit, të popullsisë që ju shkaktohet konpromentimi- imunitar. Llojet e “armatimit” të ilaçeve për të luftuar këto është i limituar dhe i vjetëruar. Antifungali i parë për trajtimin e infeksioneve invasive, Amphotericin B, u zbulua në 1958 dhe është efektiv kundër një varieteti të fungeve. Një lloj i klasës antifungale e njohur si Polyenes, Amphoteriicin B binds me molekulat kryesore-Ergosterols- dhe i nxjerrë ato nga membrana e bërthamës fungale, si rrjedhim i kësaj shkatërron funksionin e celularit. Toksiciteti i ilaçit ndaj pacientit e limiton përdorimin e tij. Duke filluar nga fundi i viteve 1970, doktorët, gjithasshtu, kanë në përdorim një ilaç antifungal të rri, më pak toksik, për t’iu drejtuar: Azoles, i cili parandalon qelizat e mykut (Fungi) për të prodhuar Ergosterol. Pastaj në fillim të viteve 2000, një klas e 3të: *Echinocandins u aprovua nga FDA (USA) për përdorim mjeksor. Këto ilaçe veprojnë duke bllokuar prodhimin e e një carbohydrate,iI quajtur: *beta-D-glucan që është një pjesë vitale e mureve të qelizave fungale. Rezistenca drejt Azoleve, u çfaq ngadalë-ngadalë, në vitet 1990, pjesërisht në Agrokulturë. Industria ka filluar përdorimin e Azoleve fungicide, në vitet 1970, për të mbrojtur kulturat prej fungeve siç janë Aspergillus fumigatus, i cili është një lloj myku. Më vonë Azole-rezistente ndaj infeksionit Aspergillus fumigatus, filloi të rritej edhe në popullsinë botërore, duke u bërë më tepër e zakonshme, mbas 2003. Njërëzit, që nuk ishin të ekspozuar, më parë, ndaj Azoleve, po çfaqeshin më rezistentë infeksionesh, e cila ishte një shënjë treguese që këta njërëz e kishin marrë mykun Aspergillus fumigatus nga mjedisi rrethanor, si p.sh. prej kopshteve dhe tokës, ku banonin. Përdorimi mjeksor i Anti-fungaleve, gjithashtu, kishte ndihmuar patogjenet për të zhvilluar mbrojtje të reja ndaj këtyre ilaçeve. Kjo ndodh, sepse pacientët për disa arsye, ashtu siç e kam përmëndur edhe kur kam shkruajtur për rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve dhe këto arsye janë:

Pacientët nuk përfundojnë kurën, e plotë siç është përshkruar nga mjeku;

Pacientët, gjithashtu, gabojnë se e fillojnë vetë, pa pyetur mjekun, mjekimin me Anti-fungale si edhe pa patur asnjë symptom që kanë Funge;

Mjeku e përshkruan gabim llojin e ilaçit;

Mjeku e përshkruan gabim dozën e ilaçit;

Mjeku, gabimisht, e përshkruan, në recetë, ilaçin anti-fungal për një kohë të gjatë dhe jo sa duhet normalisht.

Mjeku, gabimisht, e jep ilaçin pa para-caktuar me anti-biogramë se çfarë ilaci duhet t’i përshkruajë, në recetë, pacientit.

Mjekët duhet, gjithashtu, të jenë precizë kur të bëjnë balancimin, delikat, për parandalimin e infeksioneve vdekje-prurëse, në pacientët me imunitet të kompromentuar.

Mjekët, për më tepër, duhet të jenë koshientë për të limituar oportunitetin e fungeve për të zhvilluar rezistencë ndaj ilaçeve anti-fungale.

Mjekët, gjithashtu, gabojnë, sepse shpesh përshkruajnë, në terapi, ilaçe anti-fungale, tek pacientët, të cilët mendohet se janë të mbrojtur.

Në spitale, invazioni i infeksioneve fungale po çfaqin rezistencë ndaj ilaçeve që janë në një rritje problematike, jetike.

Infeksionet me Candida auris, gjithnjë të fituara në objektet e kujdesit shëndetësor janë duke u rritur, mbi 100 raste çdo vit prej 2017-2019 dhe nga 469 raste kanë arritur në 746 raste në 2020. Dhe brënda 12 muajve, prej shtatorit 2020 deri në gusht 2021, u raportuan 1.156 raste të reja. Kateterët, mjetet intra-venoze dhe Ventilatorët afrojnë mundësi të shumta për patogenet që të futen të tjera lloje si në “shtëpinë” e tyre. “Këto janë rrugët më të shumta, absolutisht, për këta agjentë rrethanorë për t’u future në trupin e njeriut. Covid-19 u shoqërua me invasion të infeksioneve fungale dhe ato, që ishin më tepër të zakonshme ishin Aspergillus fumigatus. Gjithashtu, Funget e zeza (shkaktuar nga funges e tokës dhe të quajtur Mucormycetes) dhe infeksionet me Candida, duke përfshirë Candida auris. CDC ka kërkuar lehtësimin e procedurave për të kryer infrastrukturën e kontrollit të infeksioneve spitalore siç janë: *Pastrimi; *Sterilizimi i pajisjeve mjeksore si edhe të dhomave të pacientëve si edhe screenimin për Candida auris. Sot, 90% e llojeve të Candida auris, të cilat kanë infektuar pacientët janë rezistente, të paktën, ndaj një ilaçi anti-fungale, tipikisht ndaj Fluconazole dhe 30% janë rezistente ndaj dy ilaçeve anti-fungale. Por gjatë pandemisë, infeksionet Candida auris ndaj të cilave janë rezistente të gjitha ilaçet anti-fungale kanë qënë përcaktuar dhe shëmbulli i parë ishte Candida auris, i zbuluar në USA. Njerëzit me invasion të infeksioneve fungale “janë pacientë shumë të sëmurë dhe ne nuk kemi teste të mira diagnostike. Ne nuk kemi opsione më të mira të trajtimit të këtyre infeksioneve” dhe kjo është më e rrezikshme për njerëzit, që kanë imunitet të kompromentuar.” Për më tepër, ndonjëri nga ne mund të shkojë në spital për të bërë një operacion rutine (p,sh për një Hernie inguinale), siç i themi ne si popull që “shkoi me këmbët e veta” dhe kthehet në shtëpi me barrel ose e dërgojnë në morg dhe kjo fatkeqësi, e gjitha, nga infeksionet e rënda spitalore.

Spitalet mund të ndihmojnë për para-ndalimin e rezistencës mikrobiale ndaj medikamenteve që janë kundër tyre:

Të mos përdorin të njëjtin medikament për një kohë shumë të gjatë. Të gjitha spitalet kanë dhe duhet të kenë një program të veçantë, anti-mikrobial ku zakonisht bashkëpunimi i mjekut infeksionist dhe farmacistit të sëmundjeve-infektive duhet të të limitojnë kohëzgjatjen e përdorimit të antibiotikëve kur ajo është domosdoshmërisht e nevojshme për t’u përdorur. Programe të tilla kërkojnë diagonozë të shpejtë dhe cilësore dhe duke ndjekur infeksionet fungale, raportimin e përdorimit anti-fungal dhe feedback drejt mjekëve mbi përshkrimin e tyre, të zakonshëm. Kujdestaria ndaj këtyre infeksioneve duhet të jetë evidente. Fatkeqësisht, kjo kujdestari nuk ka vëmëndjen e duhur dhe ka marrë vënd të 2-të në luftën kundër bakterieve spitalore. Fatkeqësisht, programet cilësore anti-fungale mund të kenë kosto të lartë dhe të ulin përdorimin anti-fungal—i cili është krucial për parandalimin e rezistencës mikrobiale.

MEDIKAMENTET ANTI-FUNGALE MBETEN PRAPA       

Bile sikundër llojet e infeksioneve fungale dhe rezistenca medikamentoze janë duke u rritur, shpejtësia e zbulimit të ilaçeve anti-fungale është jo evidente. “Ne jemi thellësisht të limituar drejt tre klaseve dhe spektrumi i aktivitetit të secilës klas nuk e mbulon, të tërë, gamën e infeksioneve fungale.” Nxitja ndaj bizneseve po mungon, pavarësisht faktit që globalisht, rreth 13.5milion njerëz zhvillojnë, çdo vit, infeksione fungale me rrezik jete, sepse mjekët përdorin ilaçe relativisht për pak pacientë. Pandemia i detyroi kompanitë farmaceutike, që të prodhojnë vaksina dhe medikamente anti-virale. Fatkeqësisht, nga interesi për fitime, pjesa më e madhe e kompanive farmaceutike e ndërprenë studimin për zbulimin e medikamenteve anti-fungale, sepse filluan të merren me zbulimin e vaksinave për Covid-19. Sfidat shkencore, gjithashtu, penguan zhvillimet e medikamenteve, të reja. Funget janë Eukaryotes. Ato kanë qeliza me bërthamë dhe kështu janë biokimikisht shumë më të ngjashme me njeriun se sa janë bakteriet. Kjo veti e Eukaryotës (Funge) e bënë më të vështirë zbulimin e medikamenteve, por mos të dëmtojnë pacientin. Kjo është arsyeja, e fortë që e ka detyruar FDA që të aprovojë vetëm një medikament anti-fungal, gjatë dy dekadave, të fundit. Por sot, shkencëtarët janë duke testuar pak tipe të reja të medikamenteve anti-fungal dhe FDA e ka si prioritet për aprovimin e tyre. Dhe këto janë kompani, të vogla, farmaceutike, që kanë futur në studim klinik disa medikamente të reja, të këtij klasi. Për shëmbull, medikamenti anti-fungal “Fosmanogepix” i prodhuar prej Amplyx company farmaceutike (tani e blerë nga Pfizer) tregoi disa suksese në një sasi të vogël, në 20 pacientë, që e luftoi Candida si infeksion në gjak. 16 prej këtyre 20 pacientëve, u shëruan prej Candida, pas dy javë mjekimi dhe i mbi-jetuan këtij infeksioni vdekje-prurës. Kjo arritje ndodhi se medikamenti veproi duke bllokuar Enzyme kryesore të qelizës të Candida dhe kështu ndodhi e pengoi aftësinë patogjene për t’u ngjitur në sipërfaqen e indeve të trupit të pacientit. Studimi po vazhdon, me 50 pacientë, me invasion të infeksionit nga Aspergillus dhe kallëpe të tjera për të testuar efektivitetin e medikamentit Fosmanogepix, që është në fazën e 2-të, të studimit klinik. Kompani tjetër, F2G, po zhvillon medikamentin anti-fungal Oloforim, i cili ka si objektiv një enzyme që mykut i duhet për të bërë disa bllokime të ndërtimit të DNA dhe RNA. Kjo po aplikohet në 200 pacientë, të cilët janë infektuar gjërësisht me Funge dhe nuk po shërohen nga mjekimet e tjera. Në qershor 2021, FDA aprovoi një medikament anti-fungal, i një klase të re për infeksionet Yeast (myku) të Vaginës, të shkaktuara nga Candida. Ky medikament, na ka bërë me shpresa që ky medikament i ri, do luftojë, gjithashtu, edhe infeksionet invasive nga Candida. Medikamenti, Ibrexafungerp (nga firma Scynexis), i cili ka objektiv të njëjtin component të murit të qelizës, të Candidas, njësoj siç bënë edhe medikamenti Echinocandins beta-D-glucan, por ky lidhet me një pjesë tjetër të murit të qelizës, të Candidas. Aktualisht, po bëhet studimi, në Fazën e 3-të: një studim klinik shumë i madh, më i madh se të gjthë deri më sot, bile i aprovuar nga FDA, në të cilin janë marrë 200 pacientë për t’u testuar efektiviteti i medikamentit IBREXAFUNGEN kundër disa infeksioneve fungalle, invasive, të cilët nuk i janë përgjigjur (zhdukur) të gjitha medikamenteve anti-fungale, të disponume deri më sot.

KONKLUZIONET PERSONALE

Infeksionet Fungale, invasive janë të rrezikshme për jetën.

Fatkeqësisht nuk po prodhohen medikamente të reja, efektive për të luftuar këto invazione të infeksioneve fungale.

Kujdes, ruhuni nga këto infeksione fungale.

Kujdes, rreziku më i lartë kur këto infeksione futen në gjak.

Fatkeqësisht, këtu nuk kanë kide për të matur infusion fungal, në gjak (Bloodstream).

Filozofia ime është e thjeshtë: “Ne kemi aq pak medikamente anti-fungal. Efektiv aq sa çdo medicament i ri është i mirëpritur.”

Absolutisht, Infeksionet Fungale të organeve seksuale (femër, mashkull) janë topica e specialitetit tim.

Pacientët/et me infeksione fungale, i mirëpres në klinikën “MULTI MEDICAL CENTER,” nr. Cel. 068-29-20-327.