Stresi emocional që shkakton dhimbje kraharori dhe probleme në frymarrje mund të ndodhë në momente gëzimi, si dhe zemërimi, hidhërimi dhe frike, sugjeron një studim zviceran. Tre të katërtat e rasteve të ‘takotsubo cardiomyopathy’, një ndryshim në formën e barkushes së majtë të zemrës, e cila mund të jetë fatale, shkaktohen nga stresi. Studimi i “University Hospital Zurich”, në Gazetën Evropiane të zemrës, sugjeron se rreth një në 20 raste është shkaktuar nga gëzimi. Në studimin e 1,750 pacientëve, studiuesit zbuluan probleme të zemrës të shkaktuara nga: një festë ditëlindje, dasma e djalit, takimi me një shok pas 50 vjetësh, të bërit gjysh/gjyshe, fitmi i një “jackpot”-i në kazino etj. Studimi gjithashtu sugjeroi shumicën e rasteve kanë qenë te gratë në periudhë post-menopauze.