Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e “supergjobave”

528
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i cili parashikonte gjoba në shuma marramendëse për bizneset.
Pezullimi i këtij ligji u bë pas padisë nga Shoqata per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise.
Kryetari i kësaj shoqate, Nikollaq Neranxi, shkruan në një postim në rrjetet sociale se gjykata po shqyrton edhe padinë tjetër të bërë po nga kjo shoqatë për ligjin që parashikon burg për biznesmenët. Gjithashtu, Neranxi shprehet se të njëjtin fat do të ketë edhe vendimi i Bashkisë së Tiranës për rritjen e taksave. Ai shprehet se për tu bërë biznesmen i suksseshëm në këtë vend është njësoj sikur të kesh bërë krim.
Ja cfarë shkruan Neranxi
Te dashur miq, kam kenaqesine te ndaj me ju nje lajm te mrekullueshem. Sot Gjykata Kushtetuese vendosi perfundimisht kthimin e neneve me te rendesishme te ligjit famkeq te gjobave per biznesin, si nje ligj antikushtetues. Padia u ngrit nga Shoqata per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise me Kryetar Nikollaq Neranxin. Ja, pra, nese e drejta eshte ne anen tone, ne vetem do fitojme. Nderkohe Gjykata Kushtetuese po shqyrton padine tjeter te bere nga Shoqata jone per ligjin qe parashikon burg per biznesmenet e cila kam besim se do te kthehet patjeter. Te njejtin fat do kete edhe vendimi i Keshillit Bashkiak te Tiranes i cili vendosi te denoje biznesin me super taksa. Padia u dorezua dje nga Shoqata jone ne Gjykate Administrative dhe Apelin Administrativ. Ne do fitojme ne betejat tona sepse jemi heronjte e vertete te ketij vendi. Ne punojme, ndersa drejtues si Erion Veliaj, e thone me percmim emin e nje biznesmeni te suksesshem, sepse te jesh i madh ne biznes ne kete vend, eshte njelloj sikur te kesh bere ndonje krim. Nuk e di se cfare duhet thene per politikane te cilet skane punuar nje dite si sipermarres dhe jetojne ne shtepi me luksoze se e imja,
Gjej rastin tju bej me dije te gjitheve, se beteja ime eshte beteje per mos cenimin e lirire se tregut, nuk kam asnje ambicie apo qellim tjeter. Kush kerkon te beje pis figuren dhe punen time, vetem sa thellon gabimet e tija. Bashkohuni miq me shoqaten tone se kemi rruge te gjate per te bere. Kete vend e kemi bere ne sipermarresit e lire dhe do te vazhdojme ta bejme ne. Nikollaq Neranxi
Vendimi i Gjykatës
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 03.03.2016 shqyrtoi çështjen me palë:
Kërkues: Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut.
Subjekte të interesuara: Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave.
Objekti: Shfuqizimi i neneve 5, 7, 11, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19 dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, bazuar në nenet 131/a dhe 134/f të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,
VENDOSI:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin e neneve 5, 14, 15, 16/4, 17/1, 17/2, 18/ 2 dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Pezullimi i këtij ligji u bë pas padisë nga Shoqata per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise.
Kryetari i kësaj shoqate, Nikollaq Neranxi, shkruan në një postim në rrjetet sociale se gjykata po shqyrton edhe padinë tjetër të bërë po nga kjo shoqatë për ligjin që parashikon burg për biznesmenët. Gjithashtu, Neranxi shprehet se të njëjtin fat do të ketë edhe vendimi i Bashkisë së Tiranës për rritjen e taksave. Ai shprehet se për tu bërë biznesmen i suksseshëm në këtë vend është njësoj sikur të kesh bërë krim.
Sigal