Spitali Amerikan, sërish në ndihmë të pacientëve në nevojë

468
Spitali Amerikan i përgjigjet thirrjes për ndihmë të familjes Muça, nga fshati Kodra Bujaras në Elbasan, të cilët prej ditësh apelonin mediatikisht për ndihmë për operacionin e djalit të tyre 13 vjeçar, Kleo Muça. 13 vjeçari Muça, për shkak të një aksidenti, pësoi 2 fraktura në të dyja këmbët, por më fatale rezultoi të jetë ajo e këmbës së djathtë. Për shkak të kushteve minimale financiare dhe terrenit të vështirë ku ndodhet banesa e familjes Muça, Spitali Amerikan mori përsipër transportin me ambulancë dhe më tej kontrollin paraprak mjekësor për pacientin. Kirurgët ortopedë pranë Spitalit Amerikan kanë kryer sot të gjitha kontrollet dhe ekzaminimet preoperatore të nevojshmë për të përcaktuar saktë gjendjen shëndetësore të pacientit, si edhe më pas trajtimin kirurgjikal, reponim i mbyllur i kockave të mëdha. Spitali Amerikan, ndër vite ka provuar se mbetet lider në fushën e mjekësisë, jo vetëm për kushtet, stafin e kualifikuar dhe teknologjinë më moderne; por për veprimtaritë humane; ndërhyrjet, trajtimet dhe shërbimet falas gjithnjë në ndihmë të pacientëve në nevojë. 
Sigal