Si të mos shtoni peshë gjatë festave, ja 5 këshilla

469
Për shumë prej nesh mund të jetë e vështirë të mos shtojmë në peshë gjatë festave të fundvitit.
Specialistja Rebecca Charlotte Reynolds përmes një artikulli të publikuar në “Conversation”, jep disa këshilla për të qëndruar në formë gjatë kësaj periudhe:
1- Zgjidhni ushqime si fruta dhe perime që të ngopin shpejt dhe që përmbajnë fibra apo proteina.Zgjidhni sallatat dhe jo bukën e bardhë,arrat e pjekura dhe jo patatina,mish gjeli dhe jo sallam, fruta deti dhe jo salçiçe.
2- Hani me intuitë, përpiquni t’i përgjigjeni urisë dhe ngopjes tuaj.Kjo do t’ju ndihmojë që mos të ndjeheni shumë të ngopur në fund të festave. Konsumoni ushqimin në pjata të vogla.
3-Kontrolloni vehten. Sipas një studimi kur “regjistroni” çfarë hani dhe pini mund t’ju ndihmojë mos të shtoni në peshë.
4-Bëni shëtitje dhe mos rrini ulur duke parë televizor.
5-Shmangni alkolin e tepërt qoftë dhe pijet e lehta.Nëse nuk bëni dot pa alkol, pini ujë ndërmjet çdo gote me alkol.
Sigal