Rreziku nga cigaret elektronike. Janë të dëmshme njësoj si cigaret normale

28
Adoleshentët që përdorin cigare elektronike janë të ekspozuar ndaj kimikateve që shkaktojnë kancer pothuajse njësoj si personat që konsumojnë duhan.
Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko analizuan 67 adoleshent të cilët përdornin rregullisht cigaret elektronike, të dhënat treguan se në trupin e tyre gjendeshin disa kimikatë të njëjtat me të duhanit të cilat janë shkaktarët kryesor të kancerit.
Sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, adoleshentët nën 18 vjeç kanë 3 herë më shumë gjasa që të përdorin cigare elektronike në krahasim me të rriturit.
Pavarësisht se cigarja elektronike është krijuar me idenë që të ulë numrin e përdorueseve të duhanit i cili është dhe shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive dhe të mëlçisë, ndikimi që ka në organizëm cigarja elektronike është po i njëjti.
Të dhënat tregojnë se personat që përdorin cigare elektrike kanë 3 herë më të lartë nivelin e kimikateve toksike në krahasim se njerëzit normalë, ndërsa personat që konsumojnë dhe cigare elektrike dhe duhan e kanë 6 herë më të lartë.
Studiuesit shpjegojnë se niveli i kimikateve të dëmshme për organizimin nga cigaret elektrike vjen si pasojë e plastikës, ngjitëseve dhe gomës sintetike nga të cilat përbëhet lëngu aromatizues.