PhD. Anila Kalleshi/ Aktiviteti fizik dhe dieta mbrojnë zhvillimin e tumoreve

1097
Sigal

PhD. Anila Kalleshi

 Efektet e dobishme të një aktiviteti të rregullt fizik shfaqen në veçanti gjatë lodhjes dhe mungesës së përqendrimit, faktorë që i shoqërojnë të sëmurët gjatë dhe pas kurave. Ushqimi dhe aktiviteti fizik luajnë një rol rëndësishëm kundër tumoreve, si në fazën fillestare, ashtu edhe në cilësinë e jetës gjatë trajtimeve onkologjike. Aktiviteti fizik mbron zhvillimin e kancerit, veçanërisht në zorrën e trashë dhe gji. Për shembull, vajzat që kryejnë një aktivitet të rregullt fizik kanë më pak probabilitet të sëmuren nga kanceri i gjirit. Të dhënat për pacientët me tumor në gji janë shumë të qarta: sporti mund të mbrojë nga prirja për t’u ripërsëritur dhe mund të ulë vdekshmërinë veçanërisht te gratë obeze ose në mbipeshë.

Një zgjidhje edhe për të moshuarit

Numri i të sëmurëve në moshë të madhe është i lartë dhe si pasojë është edhe më e vështirë për t’i kuruar, kjo sepse vuajnë edhe nga sëmundje të tjera, marrin shumë ilaçe dhe shpesh shëndeti i tyre është më delikat. Për këtë arsye, terapitë kundër kancerit janë shumë të rënda. Edhe për to një dietë e shëndetshme dhe gjimnastikë në kushtet e shtëpisë mund të jetë një ndihmesë e madhe.

 

Diabeti

Diabeti ka të bëjë  me çrregullimin e metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi. Janë dy gjendje që mund të shkaktohen nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus), hiperglicemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglicemia (niveli i ulët i glukozës).

Diabeti ndahet në dy tipe në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja. Në tipin I ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjeç dhe tipi II kur shfaqet mbi moshën 40 vjeç. Tipi I është pothuaj gjithmonë i trashëgueshëm dhe mjekohet me injektim të insulinës nën lëkurë një ose disa herë në ditë, ndërkohë që tipi i dytë është vetëm në gjysmat e rasteve i trashëgueshëm. Pra, një pjese e të sëmurëve e kanë të trashëgueshme dhe një pjesë tjetër jo. Ky tip, i cili është më i shpeshtë dhe me incidencë që rritet me rritjen e moshës, mjekohet me medikamente. Në rastet e vështira të kontrollit të sheqerit, mjeku është i detyruar që edhe në ketë tip të fillojë mjekimin me insulinë.

Shenjat e sëmundjes
1-Dhimbje barku;
2-Frymëmarrje të ngadalta e të thella;
3-Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë.

Çfarë duhet të konsumoni?
1. Çaj. Kimikatet e njohura si “fonifenol” të gjetura në jeshilen, të zezën, ngrenë aktivitetin e insulinës;
2. Kanellë. Më pak se gjysmë luge çaji në ditë rrit metabolizmin e sheqerit në qelizat e shëndetshme;
3. Qershitë. Qershitë përmbajnë kimikate të quajtura “antokinë” që rrisin prodhimin e insulinës;
4. Gujava. Ekstraktet e mollës së gujavës ulin nivelin e sheqerit në gjak;
5. Kakao. Ul rezistencën e insulinës.

Këshillat
1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën,
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara,
3-Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë,
4-Yndyrat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit)
5-Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra,
6-Efikase janë dhe bajamet

Këshilla për ata që vuajnë nga pagjumësia

NGRËNIA: Mos ha darkë shumë vonë dhe mundohu të hash më së paku tri orë para se të biesh të flesh! Mos konsumo ushqim të yndyrshëm që kërkon kohë të gjatë për tretje!
PUNË FIZIKE: Personat që vuajnë nga pagjumësia duhet të kryejnë disa punë fizike gjatë ditës, që të ndiejnë lodhje në kohën e gjumit.
LARJA: Dushin është mirë të zëvendësohet me banjë me ndenjëse, ngase qëndrimi (shtrirja) në ujë të ngrohtë i relakson muskujt dhe largon tensionin.
LEXIMI: Është mirë të lexohet ndonjë copë leximi e lehtë dhe e shkurtër para se të shkohet për të fjetur!
TEMPERATURA: Nuk duhet ftohur e as ngrohur tepër dhoma në të cilën flihet! Temperatura duhet të jetë mesatare.
DUHANI: Njerëzit të cilët kanë probleme me pagjumësinë nuk duhet të pinë assesi duhan para se të flenë.
RELAKSIMI: Le të mos kaplojë frika ose brengat nëse nuk të zë gjumi shpejt. Mundohu të relaksohesh sa më tepër!
ÇOKOLLATA: Këta persona duhet t’i largohen çokollatës, kafesë, çajit dhe ushqimit me kalori, me kripë, atij djegës dhe ushqimit të konservuar.
USHQIMI: Për një gjumë më të rehatshëm rekomandohen pasta, oriz, bukë elbi, vezë të ziera, mish, peshk, djathë dhe perime të ndryshme. Ky lloj i ushqimit përmban amino-acide, të cilat e iniciojnë sekretimin e serotoninit-përçuesit nervor kyç në procesin e gjumit dhe të menduarit. Edhe sallata, qepa, hudhra, karota dhe lakra kanë ndikim qetësues dhe mundësojnë gjumë më të rehatshëm. Në ushqimin i cili e lehtëson gjumin bën pjesë edhe një gotë qumësht i nxehtë, i cili në mënyrë shumë efikase e ul shqetësimin dhe pagjumësinë, si dhe e ul thartirën në lukth. Ëmbëlsira me shumë karbonhidrate dhe një filxhan çaji me mjaltë po ashtu e relakson trurin. Ushqimi i thartë, siç janë sarmat me lakër apo çorba e thartë, gjithashtu mund t’i konvenojnë organizmit dhe të kenë ndikim preventiv.