Përfitimet shëndetsore që marrim nga konsumimi i ujit me limon

687
Sigal

Një pije që ka shumë përfitime shëndetësore për organizmin tonë është uji me limon , sidomos nëse ai shoqërohet me ujë të ngrohtë dhe të konsumohet në mëngjes esëll.
Disa nga përfitimet shëndetsore që marrim nga kjo përzjerje janë si më poshtë:

Ndihmon në detoksifikim
Uji me limon ndihmon në largimin e lëngjeve të tepërta dhe toksinave nga trupi. Acidi citric ndihmon në maksimizimin e enzimave që stimulojnë mëlçinë.
Për një lëkurë të bukur
Dehidratimi kronik mund të lerë lëkurën të thatë, ndaj filloni ditën tuaj me zgjedhjen e duhur “ujë të ngrohtë me limon”. Vitamina C luan një rol kritik në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe antioksidantët mund të luftojnë faktorët e plakjes.
Ofron më shumë energj
Konsumimi i ujit me limon është një mënyrë e mirë për të hidratuar trupin dhe të realizoni oksigjenimin e gjakut.