Përfitimet shëndetësore nga çaji i gjetheve të pishës

303
Pishat e hijshme të vendit tonë nuk janë vetëm për zbukurim. Në 200 gramë gjethe halore të pishave gjejmë 136 mg vitaminë C. Ato përmbajnë edhe vitaminë A, B1, B2, B3, kalcium, hekur, fosfor, kalium dhe sodium. Nëse këto ushqyes nuk mjaftojnë, atëherë duhet të dini që këto hala të mprehta mund të përgatiten në një çaj jashtëzakonisht të pasur me antioksidantë.
Çaji i halave të pishave është përdorur nga njerëzit prej shekujsh. Aroma dhe shija janë mjaft të këndshme. Gjethet halore të pishave janë të pasura me vitaminë C dhe përdoren kundër sëmundjeve të zemrës, variçeve, lodhjes, problemeve me veshkat, përmirësojnë shikimin, përqendrimin, forcën, gjallërinë dhe ngadalësojnë procesin e plakjes.
Shkencëtarët tregojnë se çaji i halave të pishës promovon jetëgjatësinë. Ata janë të mendimit se ky çaj është perfekt për t’u konsumuar gjatë ditëve të dimrit. Gjethet halore të pishës duhen larë mirë me ujë të rrjedhshëm përpara se të hidhen në çajnikun e mbushur me ujë. Vitamina C që gjendet tek halat e pishës mendohet të jetë pesë herë më e lartë sesa sasia e kësaj vitamine që gjendet tek limoni.
Kërkimet shpjegojnë se kjo do të thotë që në një filxhan me gjethe halore pishe mund të çlirojë 400 mg vitaminë C në një filxhan me çaj. Çaji i pishës është i pasur me vitaminë A, beta karotenin që shërben si antioksidant dhe që garanton shikim të mirë dhe rigjeneron lëkurën si edhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.