Parandalimi i diabetit do të thotë mbrojtje e zemrës, ja lidhja mes tyre

81

Sëmundja e diabetit është e lidhur ngushtë me mënyrën e jetesës, me mbipeshën dhe sëmundjet koronare të zemrës.

Ka një thënie sipas së cilës kush vuan nga diabeti, rrezikohet edhe nga zemra. Kjo nuk është një shprehje thjesht kërcënuese: praktika klinike ka vërtetuar se diabeti është si lezionet koronare të sëmundjeve të zemrës. Me rritjen e nivelit të jetesës dhe ndryshimin e stilit të jetës, si dhe në kushtet e plakjes me shpejtësi të popullsisë, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare janë bërë kërcënimet më të mëdha dhe gjithnjë e më të rënda ndaj shëndetit të njerëzve dhe janë shndërruar në probleme të shëndetit publik. Diabeti është një sëmundje mjaft e përhapur në shekullin e 21-të. Ai është vrasësi i tretë më i madh pas sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumoreve. Në vitin 1980 përqindja e diabetit në Kinë ishte 1 %, kurse në 2008-n u rrit në 9.7 %, me fjalë të tjera në çdo dhjetë veta në Kinë një vuan nga diabeti. Diabeti dhe sëmundjet koronare të zemrës janë të lidhura ngushtë. Rreth 50 % e pacientëve që diagnostikohen me diabet, kanë edhe sëmundje koronare të zemrës.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf