Njihuni me vetitë ushqyese të kësaj perime që gjendet me shumicë në recetat tuaja!

898
Sigal

Vitamina
A është e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe shikimin e mirë. Vitamina B
ndihmon për të nxitur energjinë dhe ruan integritetin e indeve nervore në të
gjithë trupin. Vitamina C është e rëndësishme në djegien e yndyrave dhe është
një antioksidant i fuqishëm. Së fundmi, Vitamina E ndihmon për të ruajtur
shëndetin e lëkurës për shkak se është një antioksidant me yndyrna të ngopura.
Të gjitha këto vlera ushqyese gjenden me shumicë tek lakra e bardhë, të cilën
mund ta përdorni për të përgatitur receta të ndryshme.

Lakra
është perime me vlera të larta biologjike dhe me vlera të ulëta kalorike (24
kcal/100 g), mesatarisht përmban: 92,52 për qind ujë, 1,21 për qind proteina,
0,18 për qind yndyrë dhe 2,3 për qind fibra dietale.

Edhe
pse të gjitha llojet e saj janë të shëndetshme, ekzistojnë disa lloje të
caktuara lakrash. Tashmë në dispozicion kemi lakrën e gjelbër, të kuqe, lakrën
kineze “pe tsai” ose “bok choi”. Studimet e fundit kanë treguar se lakra e kuqe
përmban më shumë vitamina C se ajo e bardha, ka më shumë antioksidues, për të
cilin është vërtetuar se mbron qelizat e trurit.  Ndoshta mënyra më e mirë
për ta konsumuar këtë perime është përmes lëngut të saj. Ky lëng është shumë i
shëndetshëm, e mund të përgatitet në shumë mënyra.

Nga
100 g lakër duke e shtrydhur fitohen 50 ml lëng. Mund ta pini në kombinim me
mollë. Përveç mollës, lëngut të lakrës mund t’i shtoni një deri dy lugë mjaltë
apo ta përzini me lëng karrote.  Këshillohet të pini një gotë në ditë, në
mëngjes ose midis vakteve.