Sigal

Kur sëmundja diagnostikohet në fazat e hershme, ka shumë mundësi të kurohet. Ndodh kur qelizat anormale rriten në vijën e zorrës së trashë ose në rektum. Mund të prekë të dyja gjinitë si femrat dhe meshkujt, dhe zë vendin e dytë për sa i përket vdekjeve të shkaktuara në botë nga kanceri.

-Çfarë janë polipet?

Ato rriten brenda zorrëve tuaja. Shumë prej tyre janë të padëmshme, por mund të bëhen shkas për shfaqjen e kancerit kolorektal nëse nuk hiqet në fazat e hershme. Dy llojet më të zakonshme të polipeve të zorrëve janë adenomat dhe polipet hiperplastike. Ato formohen kur ka probleme me mënyrën se si qelizat rriten dhe riparojnë vijën rreshtuese të zorrës së trashë.

-Faktorët e riskut që nuk mund të kontrolloni

– Mosha juaj-shumë njerëz që janë më të vjetër se 50vjeç kanë polipe ose sëmundje të zorrëve inflamatore

– Historia e familjes me kancer kolorektal

-Faktorët e riskut që mund të kontrolloni:

-Kur hani mish të kuq ose produkte të mishit të përpunuara apo ato që gatuhen në temperatura të larta

-Obeziteti (të keni shumë yndyrë përreth belit)

-Kur nuks ushtroheni mjaftueshëm

-Duhanpirja

-Konsumimi i tepërt i alkoolit

-Cilat janë simptomat?

Kanceri kolorektal nuk ka shenja paralajmëruese të hershme, kështu që është e rëndësishme të kontrolloheni. Pasi sëmundja përkeqësohet, mund të shihni gjak në feçe ose dhimbje në pjesën e barkut, diarre, kapsllëk, humbje të papritur peshe, ose lodhje. Në kohën që simptomat shfaqen, tumorët rriten dhe bëhen më të vështirë për t’u kuruar.

-Testet

Testet pamore janë çelësi për një diagnozë të hershme. Shumë njerëz duhet të bëjnë një kolonoskopi çdo 10 vjet që në momentin që mbushin 50. Ky test përdor një tub me një kamer të vogël për të parë në të gjithë zorrën e trashë dhe rektumin. Mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit kolorektal duke i gjetur tumorët në fazë të hershme.

-Kolonoskopia virtual

Kjo përdor një skaner CT për të treguar një model 3D të zorrës suaj të trashë. Ky test mund të tregojë polipet ose probleme të tjera pa vendosur një kamera brenda trupit tuaj. Disaavantazhet kryesore të testit janë që mund të humbë pa vëzhguar polipe të vogla, edhe nëse doktori juaj gjen disa, përsëri do të përdorni një kolonoskopi reale. Kolonoskopia virtual mund të sugjerohet çdo 5 vjet.

-Barium Enema

Këto rreze X i japin doktorit një “pamje” se çfarë po ndodh brenda zorrës suaj të trashë dhe rektumit. Eshtë një tjetër mënyrë për të gjendur polipet, tumorët dhe ndryshime të tjera në zorrët tuaja. Kjo mund të sugjerohet çdo 5 vjet.

-Sigmoidoskopia fleksibël

Doktori juaj mund t’jua rekomandojë këtë test në vend të kolonoskopisë. Përdoret një tub i butë për të kontrolluar brenda rektumit ose në pjesën e fundit të zorrës suaj të trashë. Ky tubi ka një dritë dhe kamera për të treguar polipet dhe kancerin. Nëse doktori juaj ua rekomandon, duhet të bëhet çdo 5 vjet.

-Testet e gjakut fekale

Testi i gjakut fekal dhe testi imuni-kimik fekal tregon nëse keni apo jo gjak në fece, që mund të jetë një shenjë e kancerit. Ju i jepni 3 mostra të vogla të feceve tuaja doktorit për të kryer testet. Zakonisht rekomandohen cdo vit. Por nëse tregoni shenja gjaku, mund t’ju duhet një kolonoskopi.

-Diagnoza e saktë 

Nëse testi tregon një tumor të mundshëm, hapi tjetër është biopsia. Gjatë kolonoskopisë, doktori juaj heq polipet dhe merr shembuj indesh nga cdo pjesë e zorrës së trashë që duket e dyshimtë. Ekspertët studiojnë indet poshtë një mikroskopi për të para nëse është apo jo kanceroze.

-Fazat e kancerit kolorektal

Masa e tumorit nuk përbën gjithmonë diferencën. Fazat e ndihmojnë doktorin për të vendosur se çfarë trajtimi ju duhet.

Faza 0: Kanceri gjendet në vijën rreshtuese të zorrës së trashë dhe rektumit.

Faza 1: Sëmundja është rritur në shtresën e muskujve të zorrës së trashë ose rektumit.

Faza 2: Kanceri është rritur në pjesën më të madhe të zorrës së trashë dhe rektumit.

Faza 3: Eshtë përhapur në shumë pjesë të zonës.

Faza 4: Eshtë përhapur në shumë pjesë të trupit si mëlcia, mushkëritë dhe kockat.

-Shanset për mbijetesë

Pjesa e shërimit tuaj varet nga faza në të cilën gjendet kanceri. Ju mund të keni dëgjuar doktorin tuaj të flasë për “shanset 5-vjecare”. Kjo tregon përqindjen e njerëzve që jetojnë 5 vite ose më shumë pasi janë diagnostikuar.

Faza e e parë ka një përqindje mbijetese 5-vjecare prej 87-92%. Por mbani mend këto nuk parashikojnë ato që mund t’i ndodhin çdokujt.

-A mund të ndihmojë kirurgjia?

Kirurgjia ka ritme shumë të larta të fazave të hershme të kancerit kolorektal. Doktorët heqin tumorin dhe indet që e rrethojnë. Nëse janë të mëdhenj, doktori juaj mund të ketë nevojë të heqë pjesën e tërë të zorrës së trashë ose rektumit. Nëse sëmundja prek mëlçinë, mushkëritë apo organe të tjera, kirurgjia me shumë mudësi nuk mund t’ju kurojë. Por mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave.

-Të luftoni fazën e avancuar të kancerit

Kanceri kolorektal ndonjëherë mund të kurohet edhe nëse është në fazën e tretë. Trajtimi zakonisht përfshin kirurgjinë dhe kimioterapinë. Terapia e rrezatimit është një opsion tjetër në disa raste. Nëse sëmundja përhapet në organe të tjera, do të jetë më e vështirë për t’u kuruar. Por rrezatimi dhe kimioterapia mund të lehtësojnë simptomat tuaja dhe t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë.

-Pse kimioterapia ju bën të ndiheni keq?

Në fakt, mjekimet më të reja të kimioterapisë kanë më pak gjasa që t’ju bëjnë të ndiheni keq. Janë disa mjekime që mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni përzierjet.

-Radiofrekuenca

Ky trajtim përdor një nxehtësi intense për të djegur tumoret. E ndjekur nga një skaner CT, doktori vendos gjilpëra si një pajisje në tumor dhe në zonën rrethuese. Proçedura shkatërron disa tumore që nuk mund të hiqen me anë të kirurgjisë, si në mëlçi.

– Parandaloni kancerin kolokteral me zakone të shëndetshme ushqimore

Ju mund të ndërmerrni disa hapa për të ulur shanset për t’u prekur nga sëmundja. Konsumoni një dietë të pasur me lëndë ushqyese, bëni mjaftueshëm ushtrime dhe kontrolloni yndyrën e trupit. Këto zakone ushqimore parandalojnë 45% të kancerit kolorektal. Rekomandohet një dietë të mbushur me fruta dhe perime, dhe me drithëra të plota në vend të atyre të rafinuara. Kjo do të bëjë që të keni një peshë të shëndetshme.

– Parandaloni kancerin me ushtrime

Njerëzit që qëndrojnë aktivë kanë një bonus në luftimin e kancerit kolorektal. Në një studim, në shumë njerëz aktivë, ata “kishin 24% më pak shanse për t’u prekur nga sëmundja. Rekomandohet të ushtroheni 150 minuta në javë me ushtrime të moderuara si ecja e shpejtë ose 75 minuta në javë, me ushtrime si joga. Përpiquni të shpërndani aktivitetin tuaj përgjatë javës.