Molla, mbrojtëse e mirë ndaj diabetit

497
Ushqimet janë mënyra më e mirë për të lehtësuar diabetin. Frutat sidmos kanë një rol të veçantë në uljen e rrezikut të kësaj sëmundje. Disa nga frutat që na vjnë në ndihmë janë; boronica, rrushi dhe mollët. Sipas një studimi të kryer nga ‘British Medical Journal’, pirja më shumë e lëngut të pemëve është lidhur me rritje të rrezikut nga zhvillimi i sëmundjes. Profesori Ki Sun nga Spitali i Grave në Brigam të SHBA-së tha:
“Derisa pemët rekomandohen si masë për parandalim të diabetit, studimet e mëparshme kanë pasur rezultate të përziera në lidhje me konsumimin e përgjithshëm të pemëve. Zbulimet tona ofrojnë dëshmi që sugjerojnë se disa pemë mund të jenë veçanërisht të dobishme për reduktim të rrezikut nga diabeti”.
Studiuesit kanë analizuar të dhënat e më se 187 mijë njerëzve, të mbledhura mes vitit 1984 dhe vitit 2008. Më se 12 mijë prej tyre e kanë zhvilluar diabetin gjatë periudhës së studimit.
Njerëzit që kanë ngrënë së paku dy porcione me pemë të caktuara të plota për çdo javë, veçanërisht boronica, rrush dhe mollë kanë reduktuar rrezikun e tyre nga diabeti i tipit 2 për deri në 23 për qind në krahasim me ata që kanë ngrënë.
Sigal