Mjeksi/ PHD. Anila Kalleshi. Sëmundjet e mëlçisë yndyrore, diagnoza, shkaqet dhe mjekimi. Pse duhet të përdorim borzilokun në ushqimet tona, vlerat ushqyese dhe roli i jashtzakonshëm në organizëm

733
Sigal

PhD Anila Kalleshi: Borziloku – Vlerat ushqyese dhe roli i dobishëm në organizëm

Pse duhet ta përdorim borzilokun në ushqimet tona

Kjo erëz e njomë, e njohur ndryshe si erëza e shenjtë është përdorur shekuj më parë si një bimë medicinale dhe ndër vite njerëzit kanë kultivuar mbi 60 lloje të borzilokut. Është një prej bimëve më të shëndetshme, e pasur në vlera ushqyese që e shndërrojnë atë në një ilaç të vërtetë. Ilirët e lashtë e përdornin borzilokun për të thurur kurora duke qenë se kjo bimë asokohe konsiderohej simbol i paqes, harmonisë dhe lumturisë.  Në Indi, borziloku pas lotusit është bima më e shenjtë, dhe besohet se e mbron shpirtin, prandaj edhe përdoret në meditim. Indianët e vënë borzilokun në gjoksin e të vdekurve për t’i mbrojtur ata nga shpirtrat e këqij derisa kalojnë midis dy jetëve. Egjiptianët u ofronin borzilok perëndive të tyre, dhe e përdornin atë për balsamim. Ai përdoret në Aiurveda për problemet e frymëmarrjes si bronkiti, kollitjet, ftohjet si dhe për problemet e tretjes. Mjekët e Aiurvedës besojnë se borziloku ofron mbrojtje hyjnore, se shëron në nivelin fizik dhe atë shpirtëror, si dhe forcon sistemin imunitar dhe “energjinë jetësore”. Borziloku është një simbol i dashurisë në Itali prandaj gratë italiane e bartnin atë për t’i tërhequr vardisësit.
Nëse në kuzhinë ju duhen disa erëza, padyshim që borziloku është një prej tyre. Esenca e tij aromatike kombinohet më së miri me rozmarinën dhe trumzën në gatime si mishi, peshku, djathi, supërat, vezët si dhe është një nga përbërësit kryesorë në pesto, krahas arrave dhe djathit parmixhan. Megjithëse janë identifikuar më shumë se 60 lloje borziloku, të gjitha kategorizohen në tre lloje kryesore: E ëmbël, vjollcë dhe shkurre. Secili lloj ofron një delikatesë në shije, varietete si limoni, kanella dhe borziloku ju japin mundësinë të eksperimentoni me mënyrat se si mund të bëni një pjatë magjepsëse. Mjaftojnë vetëm disa gjethe për të ndryshuar krejtësisht shijen-madje dhe në një sanduiç. Bimët e borzilokut mund të mbahen lehtësisht si brenda si jashtë. Këpusni kokrrizat sa herë të dalin, sa herë që shfaqen në bazën e një gjetheje, për ta mbajtur bimën e plotë dhe që degë të reja të dalin sërish. Për të tharë gjethet e borzilokut, ngrohni sobën në 140 gradë, duke i vendosur në një fletë pjekjeje. Fikni sobën dhe hidhini në një tigan për 20 minuta. Hiqni tiganin, lëreni të qetësohen, dhe mënjeherë ruajini në shishe ose qese përkatese, larg dritës.

Përfitimet shëndetësore të borzilokut
Borziloku gjithashtu konsiderohet si një nga barnat më të shëndetshme. Eshtë më mirë kur është i freskët, pasi përpos aromës së mrekullueshme siguron dhe një listë të gjatë nutrientësh. Vitamina K, e domosdoshme për mpiksjen e gjakut, është një prej tyre. Vetëm dy lugë borzilok siguron 29 % të vlerës së përditshme të rekomanduar. Borziloku gjithashtu siguron vitaminë A, e cila përmban beta-karoten, antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë qelizat që mbështesin një numër të strukturave të shumta të trupit, duke përfshirë enët e gjakut, nga dëmtimi që sjellin radikalet e lira. Kjo ndihmon në parandalimin e oksidimit të kolesterolit në gjak, duke ndihmuar në parandalimin e aterosklerozës, sulmeve të zemrës dhe goditjeve. Vitamina K që gjendet me shumicë tek gjethet e borzilokut është e domosdoshme për koagulimin e gjakut. Krahas kësaj, Vitamina A, betakarroten, dhe antioksidantët e fuqishëm mbrojnë trupin nga radikalet e lira, përgjegjëse për plakjen e organizmit. Parandalon rritjen e kolesterolit në gjak, arteriosklerozën, sulmet në zemër, dhe ul mundësinë e goditjeve në tru. Lëngu nga gjethet përdoret kundër ftohjeve dhe inflamacionit të timpanit të veshit ndërsa çaji i borzilokut është pije freskuese dhe shëruese. Gjethet e kësaj bime mund t’i vendosni në vaskë për ta zbutur lëkurën.

Është efektiv në traktin urinar, vepron si qetësues, largon pagjumësinë dhe ankthin, stimulon oreksin, ndërsa nënat e reja duhet të pinë çaj borziloku sepse përmirëson prodhimin e qumështit. Çaji nga borziloku përgatitet ashtu që gjethet e thata të borzilokut zhyten në ujë të vluar dhe lihen të qëndrojnë në një enë të mbuluar deri në dhjetë minuta. Atë mund ta konsumoni çdo ditë, por pas çdo tetë ditësh duhet të bëni pushim prej 14 ditësh. Tek inflamacioni i mishit të dhëmbëve dhe inflamacioni i gojës, çaji i borzilokut preferohet për shpëlarje të gojës. Të tjera vitamina dhe minerale që mund të gjenden tek bima e borzilokut janë: Vitamina C, magnez, mangan, kalcium, hekur, dhe kalium. Ky antibiotik i fuqishëm natyral ju ofron përfitime të pafundme shëndetësore. Të gjitha vitaminat dhe mineralet pastrojnë arteriet nga LDL kolesteroli i keq. Përmbajtja anti-microbial do të ju mbajë të sigurte nga sëmundjet.

Nëse ju përzieni borzilok dhe hudhër, ju do të përftoni nje antibiotik të fuqishëm.

Nëse keni probleme me dhëmbët: Përzieni gjethet e thata me vaj mustarde për të krijuar një pastë. Masazhoni mishrat e dhëmbëve tuaj me këtë pastë apo përdoreni atë për t’i pastruar dhëmbët tuaj çdo ditë, do të ju ndihmojë në largimin e erës së keqe të gojës dhe sëmundjeve të ndryshme dentale. Në mjekësinë popullore borziloku përdoret kundër kollitjes, sëmundjeve të veshkave, kokëdhimbjes dhe disponimit depresiv, ndërsa çaji nga kjo bimë përdoret kundër çrregullimeve menstruale. Lëngu nga gjethet përdoret kundër ftohjeve dhe inflamacionit të timpanit të veshit ndërsa çaji i borzilokut është pije freskuese dhe shëruese. Gjethet e kësaj bime mund t’i vendosni në vaskë për ta zbutur lëkurën. Është efektiv në traktin urinar, vepron si qetësues, largon pagjumësinë dhe ankthin, stimulon oreksin, ndërsa nënat e reja duhet të pinë çaj borziloku sepse përmirëson prodhimin e qumështit. Veti inflamatore– Borziloku mund të kurojë dhimbjet artikulare dhe reumatike në saj të vetive anti- inflamatore. Kjo pasi borziloku përmban elementë që i lehtësojnë dhimbjet, por nuk i zhdukin ato. Favorizon tretjen- Prania e eugenolit në fletët e borzilokut luan një rol të rëndësishëm në mukozën gastrike dhe favorizon tretjen. Kuron të ftohtin- Me kalimin e viteve borziloku është cilësuar si një aleat për të kuruar sëmundjet respiratore si i ftohti dhe dhimbjet e fytit. Mund të përdoren si gjethet e borzilokut edhe vajrat esenciale për të përgatitur çajra. Qumështi i nënës- Ndonëse janë të paktë që e njohin këtë veti, konsumi i gjetheve të borzilokut stimulon prodhimin e qumështit të gjirit në mënyrë natyrale. Lufton ankthin- Borziloku është shumë i dobishëm për të kuruar ankthin dhe stresin. Për të gjetur qetësinë dhe relaksim, provoni të përdorni një çaj borziloku të cilin më pas këshillohet ta pini të vakët. Lufton infeksionet- Në lashtësi borziloku përdorej gjerësisht për të mbajtur nën kontroll infeksionet. Duke vendosur gjethe borziloku ose lëngun e përftuar prej tyre në plagë, parandalohet acarimi i plagës dhe lehtësohet shërimi i saj.

Sëmundja e mëlçisë yndyrore

Sëmundja e mëlçisë yndyrore mund të jetë një nga sëmundjet që ju mund ta keni dëgjuar. Shumë nga ata që e kanë, mund të mos e dinë. Në shumë raste, kjo sëmundje është e butë, por që mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore. Por mund ta kontrolloni me disa ndryshime në stilin e jetesës.

– Çfarë është?
Kur një sasi e lartë  yndyre ndërtohet në mëlçinë tuaj, atehere kemi të bëjmë me sëmundjen e mëlçisë yndyrore. Janë dy lloje bazike: sëmundja e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike (NAFLD) dhe sëmundja e mëlçisë yndyrore  alkoolike, e quajtur gjithashtu steatohepatiti alkoolik.

Ndonjëherë, yndyra e tepërt mund të nxisë ndryshime që ndalojnë mëlçinë tuaj që të punojë më së miri. Meqë mëlçia juaj filtron toksinat jashtë gjakut, në momentin që ajo nuk funksionon si duhet, mund të keni probleme.

– Sëmundja e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike

Lloji më i zakonishëm i kësaj sëmundjeje zakonisht është i padëmshëm. Por shumë njerëz zhvillojnë një version të rëndë të quajtur steatohepatiti jo- alkoolik (NASH). Kjo ndodh kur mëlçia juaj zmadhohet, dhe shfaqet  cirroza (shenja në mëlçi  që nuk shërohen) dhe një rritje të shanseve për t’u prekur nga kanceri i mëlçisë  apo sëmundje të zemrës. Ekspertët mendojnë që NASH po bëhet një nga arsyet kryesore për transplantin e mëlçisê.

–Si ndikon NAFLD?
Ekspertët nuk e kuptojnë pse disa njerëz preken e të tjerë jo. Por me shumë mundësi ndodh nëse jeni obez ose mbipeshë, keni diabet, kolesterol të lartë dhe trigliceride, presion të lartë gjaku ose hepatit C dhe infeksione të tjera mëlçie, nëse merrni mjekime të caktuara, duke përfshirë steroidet, ose mjekimet për kancer ose probleme me zemrën. Shumë njerëz me këtë lloj sëmundjeje jan të moshës së mesme. Por kjo sëmundje mund t’i ndodhë kujtdo, madje dhe fëmijëve.

– Sëmundja e mëlçisë yndyrore  alkoolike
Njerëzit që pinë më shumë se një pije në ditë për femrat dhe dy për meshkujt- diagnostikohen me këtë lloj. Të qënit një obez ose femër, rrit shanset gjithashtu. Kështu që ka mundësi që problemet të lindin në gjenet tuaja. Kjo mund të jetë faza e parë e një problemi më serioz. Nëse vazhdoni të pini, mund t’ju shfaqet hepatitis alkoolik, cirroza, dhe më shumë shanse për shfaqjen e kancerit të mëlcisë.

-Simptomat
Në shumë raste, nuk ka asnjë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz nuk e kuptojnë që e kanë. Por shumë njerëz mund të ndjejnë dhimbje ose presion në mes ose në anën e djathtë të belit, ose të jenë shumë të lodhur. Dhe ndonjëherë kjo mund të cojë në humbjen e oreksit dhe të peshës.

– Diagnoza
Meqë shpesh herë nuk ka simptoma, doktorët mund të ngatërrojnë këtë sëmundje. As testet laboratorike mund të mos e diktojnë. Testet special të gjakut mund të kontrollojnë si punon mëlcia juaj. Doktori juaj mund t’ju bëjë një ultra-tringull ose skaner CT për të parë si punon mëlcia juaj. Mund t’ju duhet dhe një biopsi: Doktori do të pëdorë një gjilpërë për të marrë pak nga mëlcia juaj për të parë shenjat e sëmundjet.

–Trajtimi
Ndërkohë që nuk ka mjekim për këtë sëmundje, ju mund të bëni shumë për ta kontrolluar. Ndryshime të rëndësishme në stilin tuaj të jetesës mund të përbëjnë një ndryshim të hollësishëm.

-Të humbni peshë
Obeziteti është një nga shkaqet kryesore të NAFLD-së. Nëse jeni mbi-peshë flisni me doktorin për të gjetur një plan ushqimor që ju përshtatet dhe për të qenë më aktivë. Por mos humbisni peshë në mënyrë drastike brenda pak kohësh, mundohuni t’i merrni gjërat me ngadalë. Të bini diku te 3-5% të peshës suaj mund të ndihmojë.

-Ushtrimet
Edhe pse është e vështirë për ju të humbni peshë-aktiviteti i moderuar –ecja e shpejtë për 150 minuta cdo javë-mund të ndihmojë në heqjen qafe të yndyrës në mëlçi.

-Mos pini alkool
Kur keni një sëmundje të mëlçisë yndyrore, gjëja më e rëndësishme është të ndaloni së piri. Mund të mos jetë e lehtë por benefitet janë të mëdha, sidomos nëse e kapni në fazë të hershme-mund të parandaloni plotësisht dëmin. Nëse mendoni se keni ndonjë problem me alkoolin, flisni me doktorin tuaj.

-Kujdesuni për shëndetin tuaj
Merrni një trajtim për gjendjen shëndetësore si diabeti dhe kolesteroli i lartë. Pyesni doktorin nëse mund të ndaloni së marri mjekime që mund të shkaktojë shfaqjen e sëmundjes së mëlcisë yndyrore. Konsultohuni me doktorin rregullisht për të parë nëse ndryshimet e duhura po funksionojnë.

-Kujdesuni për mëlçinë tuaj
Mund t’ju duhen mjekime për hepatitin A, B, gripin, sëmundjen pneumonale për të mbrojtur mëlcinë tuaj dhe për ta mbajtur të shëndetshme. Gjithashtu konsultohuni me doktorin përpara se të filloni të merrni ndonjë mjekim të ri, vitamina ose suplemente.

-Parandalimi
Ushtrohuni rregullisht. Ndiqni një dietë të pasur me lëndë ushqyese me perime, fruta dhe drithëra të plota. Limitoni alkolin. Konsultohuni rregullisht me doktorin tuaj. Këto strategji mund t’ju ndihmojnë të shmangni probleme të tjera si obeziteti, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

4 hapa për të shëruar buliminë nervore

Çrregullimet shëndetësore kërkojnë kohë për t’u kuruar, dhe nuk ka akoma një kurë për buliminë që funksionon te të gjithë llojet e njerëzve.
Disa nga hapat më të rëndësishëm që duhet të merrni për të luftuar buliminë janë:

1. Kërkoni ndihmë profesionale

Të gjithë çrregullimet e të ngrënit janë problem komplekse që kërkojnë ndihmën e një doktori, psikologu. Me ndihmën e duhur, cikli I pakontrolluar i të ngrënit mund të normalizohet.

2. Ndaloni mentalitetin e dietës

E vjella nuk çon në humbje të peshës për shumë njerëz me bulimi. E vjella, ushtrimet, përdorimi i laksativëve, zakonisht që njerëzit me bulimi mos ta arrijnë kurrë peshën e tyre ideale dhe e vetmja gjë që arrijnë është çrregullimi i ciklit të ushqyerit. Disa ekspertë besojnë që e vjella eliminon vetëm 50% të kalorive ndërsa laksativët 10%. Për një përqindje të lartë të njerëzve me çrregullime të ngrënit , qëllimi i tyre është vetëm humbja  e peshës. Por dietat ekstreme nuk sjellin gjë tjetër veçse fiksime me ushqimin. Dhe sigurisht përgjigja e trupit nuk është aspak e mirë. Në fakt besohet që vetëm fjala dietë është një nga shkaqet më të mëdha të të ngrënit pa kontroll. Sa më strikte të jetë dieta aq më shumë do të jeni të prirur për të ngrënë pa kontroll.

-Fokusohuni më shumë te lumturia sesa te pesha

Duke eksploruar mënyrat e të qenit e lumtur pa e vrarë mendjen për peshën, mendohet të jetë çelësi për të zgjidhur problemet me çrregullimet e të ngrënit. Dieta dhe niveli I lartë i stresit kombinohen për të qenë dy faktorët kryesorë që çojnë në çrregullimet e të ushqyerit. Procesi është i ndryshëm për çdo njeri, por është vërtet frytdhënës.

-Ndihmoni ata që po vuajnë nga ky çrregullim
Nëse po ndihmoni dikë që po vuan nga bulimia nervore, ja ku janë disa këshilla nga ekspertët:

-Mos gjykoni por vetëm mbështesni: Pritet që personi të jetë në ankth, stres, i zemëruar etj.  Mundohuni ta dëgjoni dhe të kuptoni gjendjen në të cilën ndodhen.

-Shmangni komentet lidhur me peshën e tyre. Shumë njerëz që vuajnë nga çrregullimet e të ngrënit nuk kanë dëshirë të dëgjojnë komente lidhur me peshën e tyre, kështu që thjesht mundohuni të gjendeni pranë tyre në çdo moment.

-Bëhuni një shembull i mirë
Tregojuni që çfarë mund të bëjë një ushqim I shëndetshëm dhe ushtrimet fizike. Gjithashtu tregojuni si mund t’i përballojnë situatat stresuese pa qenë nevoja t’u drejtohen ushqimit.

Salmon me erëza me ananas të pjekur & pesto me majdanoz

Provojeni këto ndërthurje shijesh dhe do ju mbetet në mend për një kohë të gjatë!.

Përbërësit:
Salmon
Ananas
Spinaq
Pak mjaltë
Kanellë
Stika pishe
Majdanoz
Hudhër
1/2 kokërr limoni
Kripë e piper
Një lugë vaj ulliri
Dy lugë susam

Në një tigan shtoni ananasin të prerë të freskët dhe piqeni me pak vaj ulliri dhe lëreni mënjanë. Marinojeni fileton e salmonit me erëza, kanellë, mjaltë dhe piqeni në tigan, hidhini pak limon, kripë dhe pak vaj ulliri lijeni të gatuhet për 10 minuta.

Për të bërë salcën pesto: përzieni një dorë të vogël me majdanoz me 1 kupë të vogël me stika pishe me 3 thelpinj hudhër te shtypur, me pak lëng limoni, 2 lugë fara susami dhe 1 lugë vaj ulliri ekstra I virgjër.
Në një tigan merrni spinaqin dhe zbutini pak pastaj trazojeni me peston tonë.
Zieni makaronat dhe përziejini me salcën që përgatitëm duke vendosur fileton e salmonit dhe ananasin në pjatë.