Marramendja, shkakton edhe shurdhimin?

94

Marramendja është një problem që e provojmë të gjithë. Por cili është
shkaku kryesor dhe cilat janë rreziqet?

Çfarë
është sëmundja Morbus Meniere dhe kë prek më tepër?

Morbus Meniere është një sëmundje e veshit të
brendshëm që shkakton shurdhësi, zhurmë në vesh dhe marrje mendsh. Prek
kryesisht moshat e mesme dhe më shumë njërin vesh sesa të dy veshët. Është një
patologji mjaft e përhapur që na intereson shumë. Shpesh në popullatë njihet si
sëmundje. Kur marramendja mund të na shurdhojë ja e veshit të mesëm, por ky
është një term i gabuar.

Çfarë
e shkakton këtë sëmundje?

Shkaqet e mundshme janë rritja e prodhimit apo rënia
e fuqisë së riabsorbimit të endolimfës, që është një lëng që qarkullon në
veshin e brendshëm shoqëruar me kontraksionin e enëve të gjakut në këtë zonë.
Edhe kombinimi i migrenës me së- mundjen e Menierit apo pararendja e Menierit
nga migrena, e mbështesin këtë teori.

Faktorët nxitës të këtij çrregullimi mund të
jenë:
1. Stresi fizik apo faktorë emocionalë e psikologjikë.
2. Infeksioni fokal e toksinat.
3. Pirja e duhanit.
4. Alergjia
5. Avitaminoza

Katër janë shenjat madhore të sëmundjes së Menierit:
-Marrje mendsh që shoqërohen me pështjellime e të vjella;
-Rënie e aftësisë së dëgjimit;
-Zhurmë në vesh;
-Ndjenja e mbushjes së veshit.

Krahas humbjes së aftësisë së dëgjimit, disa të
sëmurë mund të ankohen se tingujt në veshin e prekur janë ndryshe apo nuk i
duron dot. Këto shenja në fillim të sëmundjes mund të jenë edhe të veçanta, por
kur kriza shfaqet plotësisht, të gjitha shenjat shkojnë bashkë. Ecuria e
sëmundjes është mjaft e ndryshueshme, çka do të thotë se krizat mund të
jenë tepër të rralla ose tepër të shpeshta. Kur krizat janë të shpeshta, mbetet
zhurma në vesh dhe dëgjimi humbet gradualisht në mënyrë të pakthyeshme. Kriza
zgjat disa orë deri në 24 orë. Mandej kriza qetësohet edhe vetvetiu. Në fillimet
e saj zhurma e veshit dhe rënia e dëgjimit shtohet në prag të krizës dhe në
krizë. Me kalimin e krizës, këto dy shenja bien ose humbasin plotësisht.

 Krizat
e sëmundjes

Krizat e sëmundjes mund të jenë tepër të rralla. 1
ose 2 herë në vit dhe pas 2-3 krizave sëmundja shuhet. Në këto raste zakonisht
dëgjimi nuk preket. Sëmundja mund të ketë edhe një karakter tepër të ashpër, ku
krizat mund të përsëriten edhe 2-3 herë në muaj. Në raste të tilla dëgjimi mund
të humbasë plotësisht.

Si
fillon një atak karakteristik?

Një atak karakteristik fillon me ndjenjën e mbushjes
së veshit, rënie të aftësisë së dëgjimit dhe zhurmë në vesh, që ndiqet më tej
nga marrje mendsh rrotulluese të tipit objektiv. Menjëherë pas shfaqjes së
vertigos fillojnë pështjellimet, të vjellat, djersë. I sëmuri nuk mund të
qëndrojë në këmbë, kërkon të shtrihet.

Veshi
i brendshëm

Kjo është sëmundja karakteristike me të gjitha
shenjat e saj klinike, që quhet sëmundja e veshit të brendshëm, por përveç saj
ka edhe patologji të tjera që shoqërohen me marrje mendsh, si: vertigo
presioni: nga ndryshimi i presionit në veshin e brendshëm, në rastet e
bllokimit të tubit të Eustacit, që lidh hundën me veshin

– traumat e ndryshme në kockën temporale -sëmundjet
inflamatore të veshit të brendshëm, si labirintitet

-marramendja e pozicionit: shkëputja e kristaleve të
karbonatit të kalciumit në veshin e brendshëm dhe rënia e lirë e tyre në
endolimfë, që jep marrje mendsh që zgjasin me disa sekonda në lëvizjen e kokës
majtas e djathtas, uljen e kokës poshtë, ngritjen e kokës lart

-neuroniti vestibular: prekja virale selektive e
nervit të ekuilibrit në veshin e brendshëm, që nuk prek dëgjimin

-neurinoma akustike: tumori beninj i veshit të
brendshëm që prek dëgjimin dhe ekuilibrin

-epilepsia

-histeria

Pra, shkaqet e marramendjes janë të shumta dhe për
sa i përket sëmundjeve të veshit që shoqërohen deri vonë kanë mbetur të
padiagnostikuara. Për të vënë diagnozën bëhej otoscopia, këqyrja e membranës
timpanike ose daulles së veshit dhe audiograma, pra matja e dëgjimit që ishte
një mjet diagnostik kur dëgjimi ishte i prekur dhe ndoshta jo në krizat e para.