Suplement Pena Shqiptare/ Naim Frashëri

544
Sigal

Naim
Frashëri

BUKURIA

Do të shtrihem
Të venitem,
Si kandili kur s’ka vaj,


Balt’ e pluhur
Do të bëhem,
Të më shkelnjë këmb’ e saj;

E të prehem
Duke puthur
Atë këmbë pasandaj.

As më thua,
Ç’ke me mua?
Pse të dua paskam faj?

Pse heq unë
Hidhërime,
A në vdekça, ti mos qaj,

Vdekja ime,
S’të prish punë,
Haj, e zeza jetë, haj!