Ky shurup me xhinxher do t’ju ndalë kollën. Ja si ta përgatisni atë

1421
Trumza është një dezinfektues i fuqishëm dhe efektiv, që mund të përdoret kundra infeksioneve. Kjo bimë, shpesh është përdorur për të ndihmuar në parandalimin e ftohjeve dhe si një pije që trajton dhimbjet e fytit dhe infeksionet e gojës.
Është e pasur me antioksidantë dhe mbështet funksionet normale të trupit. Bashkë me xhinxherin, realizohet një shurup i cili lehtëson djegiet e fytit dhe kollën. Ja si ta përgatisni:
Përbërësit:
3/4 e filxhanit me mjaltë
1 gotë e gjysmë me ujë
pak trumzë e freskët
pak xhinxher i grirë hollë
Udhëzime:
Trumzën dhe xhinxherin hidheni në një tenxhere dhe shtoni ujë. Ziejeni përzierjen për 5 deri në 10 minuta.
Hidhni më pas mjaltë dhe përzieni masën e krijuar.
Mbajeni shurupin e përftuar në frigorifer dhe sa herë të keni kollë të fortë dhe infeksione, merrni 3-5 lugë gjelle në ditë nëse jeni të rritur. Për fëmijët rekomandohet 3-5 lugë çaji në ditë.
Sigal