Kripë e lëng limoni për migrenën

83

Gazeta Telegraf/

Migrena për shumë
njerëz mund të jetë një makth. Në ndërkohë nuk ka një metodë mjekësore që mund
ta kurojë atë përfundimisht.

Fatmirësisht, duket se
njerëzit kanë gjetur një metodë natyrale për kurimin e saj që sipas tyre
lehtëson dhimbjet për disa minuta.

Përbërësit:

Ujë

Lëngu i shtrydhur i
një limoni

2 lugë çaji kripë

Kombinoni këta
përbërës dhe pijeni atë. Prisni për disa minuta.

Gjërat që ju duhet të
mbani në mendje kur zgjedhni këta përbërës përfshijnë atë se kripa duhet të
jetë e kualitetit të mirë. Ngrënia e kripës është provuar se rritë nivelet e
serotoninit. Kjo ndihmon për të ndaluar dhimbjen dhe inflamacionin.

Pse kjo metodë mund të funksionojë:

Për të ditur se si
këto tre përbërësit mund të ndalojnë dhimbjen e kokës – migrenën, së pari ne
duhet të shikojmë shkaqet.

Dehidratimi (më i
zakonshëm)

Çekuilibri i
elektroliteve (më i zakonshëm)

Stresi

Konsumi i alkoolit

Alergjia

Mungesa në vitamina
dhe minerale

Kripa ( për të
trajtuar çekuilibrin e elektroliteve)

Elektrolitet në trupin
tonë janë përgjegjës për të ndihmuar që të kryhen disa nga proceset më të mëdha
në trup, duke përfshirë mbështetjen e funksionit nervor, rregullon sistemin
kardiovaskular, dhe rregullimin e funksionit të muskujve. Kur ju jeni në fazë
të çekuilibrit, dhimbja e kokës mund të vijë. Derisa kripa është burim i
mineraleve të cilat më pas veprojnë si elektrolite.

Një mineral i
rëndësishëm është magnezi. Magnezi është anti-inflamator natyral.

Uji (për të trajtuar
dehidrimin)

Është thënë se migrena
vetë mund të shkaktojë dehidratim. Dehidratimi shkakton migrenë që largon
hidratimin e trupit dhe shkakton migrenë.

Lëngu i limonit ( për
të përmirësuar mungesën e vitaminave)

Sasia e vitaminës C në
lëngun e limonit mund të trajtojë problemin e mangësive në vitamina, e cila
mund të jetë një nga shkaqet e migrenës.