Katër rregulla të arta si mund ta mbrojmë lëkurën nga dielli

498
Sigal

Mbrojtja e lëkurës kundër rrezeve UVA dhe UVB është shumë e rëndësishme: gjatë 4-5 ditëve të para të ekspozimit në diell duhet të përdorni kremra mbrojtës me filtër të lartë, faktori 50, për të mos u djegur, por edhe për të shmangur rrezikun e alergjive. Zgjedhja duhet të bazohet në faktorin mbrojtës, gjë që tregon fuqinë filtruese të kremit dhe aftësinë për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UV. Në qoftë se lëkura juaj është e ndjeshme, ju duhet një krem për mbrojtjen totale ose me një faktor, duke nisur nga 15 e lart; në qoftë se lëkura është më rezistente ndaj diellit, mund të zgjidhni një krem me mbrojtës të ulët (nën 10-15 faktori). Pas ditës së katërt ose të pestë mund ta ulni gradualisht indeksin e mbrojtjes. Një tjetër kërkesë e rëndësishme e kremrave diellorë është aftësia për të zvogëluar radikalet e lira, përgjegjës për plakjen e lëkurës dhe transformimin neoplastik.

Katër rregulla të arta

1) Të paktën një muaj para ekspozimit në diell të merrni shtesa me bazë beta karoten, sepse stimulojnë prodhimin e melaninës për një nxirje më të bukur.

2) Hidratojeni lëkurën me kremra pak të yndyrshëm, sepse ata ndalojnë djersitjen, duke e mbajtur nxehtësinë në inde.

3) Mos e lini ujin e detit të thahet mbi lëkurë, sepse në këtë mënyrë parandaloni akumulimin e kristaleve të vogla të kripës që, përveç se thajnë lëkurën, formojnë pasqyra të vogla që janë në gjendje të reflektojnë rrezet UV me më shumë intensitet, duke favorizuar djegien nga dielli.

4) Ndihmojeni lëkurën tuaj të nxihet në mënyrë homogjene me një maskë të përgatitur me tulin e kajsisë (e pasur me beta karoten), duke e aplikuar në fytyrë 20 minuta para ekspozimit.