Kanceri i gjirit, shtohet numri i grave të prekura në Lezhë

579
Numri i grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit ka marrë përmasa të frikshme në Lezhë.

Gjatë këtij viti janë shënuar 22 raste të reja, por dyshimet janë se numri mund të jetë edhe më i lartë, pasi për dhjetra ekzaminime të muajve të fundit nuk ka ende përgjigje

Bardha Gjoni: “Në vitin 2017 janë regjistuar 22 raste të reja të kancerit të gjirit. Ka një rritje të numri të rasteve tek moshat mbi 40-vjeç. Ka një tendencë për prekje nga kanceri i gjirit dhe për moshat nën 35-vjeç, moshat e reja.”

Mjekja onkologe Bardha Gjoni zbulon se brenda këtij muaj në Spitalin e Lezhës do të instalohet mamografia

Bardha Gjoni: “Besoj se kjo do të zgjidhet përfundimisht pasi brenda muajit tetor është menduar që mamografi të instalohet në ambientet e spitalit rajonal të Lezhës. Meqënëse kanceri i gjirit është i shërueshëm nëse diagnostikohet në kohë duhet më shumë kujdes, më shumë vëmendje ndaj gjirit dhe dueht ëtë bëni kontrolle periodike.”

Në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, çdo të mërkurë pranë spitalit të Lezhës kryen ekzaminime falas
Sigal