Kafe me limon dhe patate me kripë për krizat e migrenës

538

Të sëmurët me migrenë kanë më shumë vuajtje nëse nuk mjekohen mirë. Ja 9 mjekimet popullore

Si mund të dallojmë migrenën. Së pari, i sëmuri me dhimbje koke të përsëritur të zgjatur, duhet të drejtohet te mjeku. I takon atij të bëjë diagnozën dalluese me dhembjet e kokës me natyrë tjetër, veç migrenës. Shpesh ky është një proces i vështirë, por i realizueshëm. Janë një sërë sëmundje të tjera që shfaqen me dhembje të kokës. Të tilla janë gjendjet gripale me temperaturë, rritja e tensionit arterial dhe mjaft sëmundje të sistemit nervor si tumoret, meningjiti, hemorragjitë, dëmtime të enëve të gjakut të trurit, streset, etj. Të sëmurët me migrenë vuajnë shumë nga dhembja e kokës që përsëritet shpesh. Ato e shqetësojnë mjaft, e lodhin, e lënë pa gjumë dhe e pengojnë të përqendrohet në mësime ose në punë. Në veçanti kjo ndodh në ata që nuk mjekohen mirë. Në fakt të sëmurët me migrenë kanë më shumë vuajtje sesa mund të kenë ndërlikime. Këto të fundit janë më të rralla dhe më pak të qëndrueshme.

Mjekimet 

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf