Personat që marrin ilaçe çfarë kujdesi duhet të kenë kur futen në det

565
Sigal

KËSHILLA/ Shumë njerëz besojnë se mbytja ndodh tek njerëzit që nuk dinë not, por nuk kështu

Një marrje mënd në tokë nuk ka pasoja, në të kundërtën në det ka pasoja që mund të kushtoj dhe humbjen e jetës. Shumë njerëz besojnë se mbytja ndodh tek njerëzit që nuk dinë not, por nuk kështu. Ai që nuk di not nuk vete në thellësi që të vendos jetën në rrezik, por qëndron në cektësirë. Këmba që në tokë nuk i jepet shumë rëndësi, në det kur noton është një nga faktorët që njerëzit mbyten. Tek njerëzit e ndjeshëm nga uji i ftohtë të detit mund të shkaktohen spazma të enëve të gjakut të zemrës, të cilat mund të shkaktojnë aritmi dhe probleme të tjera të zemrës. Çdo njeri që merr ilaçe tensioni dhe zemre duhet të ketë shumë kujdes në banjon e detit. Çdo verë plazhet mbushen me njerëz që duan të kënaqen me banjot e detit, por dimë që çdo vit ka të mbytur. Bëhet pyetja, pse kaq shumë të mbytur? Çdo njeri që noton nuk gjendet në ambientin e tij natyral. Çfarë do që i ndodh në tokë mund të rikthehet prapë, por nuk ndodh kështu në det. Gjëra të thjeshta, si marrje mëndësh mund të çojnë në mbytje. Akoma dhe e vjella që në tokë kalohet lehtë, në det mundet të thithet nga mushkëritë dhe si përfundim kemi asfiksi dhe vdekjen dhe lidhur me këtë asnjë njeri nuk duhet të futet në det menjëherë pasi ka ngrënë.

Të sëmurët 

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf