Ja vlerat ushqyese dhe vetitë shëruese të preshit

9097
Sigal

Nëse e konsumoni, preshi
ofron veti të shumta shëruese, në shikim, në eshtra dhe aty gjeni një aleat të
hatashëm

 

VLERAT USHQYESE

Preshi përmban shumë proteina, betakarotinë dhe vitamina C. Preshi
është burim për mangan, hekur, acid folik, vitamina C dhe B6. Pasi shumë
ushqime me zierje humbin vlerën ushqyese, preshi i zier është burim për mangan
dhe hekur, acid folik dhe vitamina B6.

 

VETITË SHËRUESE

Për dallim nga hudhra apo qepa e kuqe, preshi përdoret edhe
si erëz. Ndikon mirë në organet e frymëmarrjes dhe organet tretëse, në veshka,
mëlçi, gjak dhe vena. Pos kërcellit të tij, sugjerohet ta konsumoni edhe
gjethen e tij.

 

PËRPARËSITË
SHËNDETËSORE:

– Te gjëndrat e shtuara tiroide sugjerohen kompresa të
ngrohta prej preshit të zier. – Preshi ndihmon te kolla, qetë- son kollën dhe
ndikon në inflamacionin mushkërive dhe astmë. – Zvogëlon sasinë e shtuar të
acideve në urinë, kolesterolin dhe yndyrën në gjak. – Preshi përmirëson
qarkullimin e gjakut dhe ndihmon te arteroskleroza dhe inflamacionet e venave.
– Përmirëson oreksin dhe nxit punën e sistemit të tretjes dhe zorrëve. – Preshi
nxit punën e veshkave dhe sekretimin e urinës, si dhe ndihmon te dhimbjet dhe
gurët në veshka.