Përhapet Ebola, konfirmohen 69 të vdekur

494
Sigal

Ebola ka prekur 150 persona ndërsa shkaktoi vdekjen e të paktën 69 të tjerëve në rajonin verilindor të Republikës Demokratike të Kongos.

Në 150 raste, 119 janë konfirmuar me Ebola ndërsa 31 janë të mundshme.

Të paktën 41 njerëz janë shëruar nga sëmundja raporton Ministria e Shëndetësisë së Kongos.

Mjekët shprehen të shqetësuar se shpërthimi i Ebolas mund të përkeqësohet për shkak të sulmeve në rajon, lëvizjes së njerëzve dhe mosbesimit në komunitet.

Pjesë të popullsisë lokale po refuzojnë trajtimin për shkak të mosbesimit dhe supersticioneve.

Një përplasje e dhunshme në Beni të dielën, që i atribuohet Aleancës së Forcave Demokratike, çoi në vdekjen e të paktën 21 personave, duke përfshirë 17 civilë, sipas Salama.