Hashim Thaçi nuk iu ndahet takimeve me George dhe Alex Soros, ç’të kenë diskutuar në New York?!

284

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk iu ndahet takime me George dhe Aleks Soros. Ka qenë ky i fundit i cili ka ndarë disa foto në rrjetet e tij sociale ku shpreh kënaqësinë e takimit me Thaçin në New York.

Presidenti i Kosovës ndodhet në SHBA në kuadër të takimit të përvitshëm që mbahet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku është i pranishëm dhe presidenti shqiptar Ilir Meta.

Nuk dihet se cila ka qenë tema e takimit me Thaçit dhe dy anëtarëve të famijes multimilionere Soros, ndërsa eventi që ishte organizuar nga fondacioni i manjatit kishte në fokus çështjet e drejtësisë.

Zëra thonë se Aleks Soros po negocion fuqishëm për marrëveshjen e kufinjve mes Serbisë dhe Kosovës, ku vetëm pak javë më parë ka pasur disa takime intensive në Tiranë, Serbi dhe Prishtinë.

Edhe pse duket se ka pasur një tensionim të marrëdhënieve mes Vuçiç dhe Thaçit, me ngecjen e marrëveshjes, në media është hedhur teza se kjo mund të jetë një lojë e të dyve, për të nënshkruar marrëveshjen në një moment të dytë.

Teza për korigjimin e kufijve që është hedhur së fundi nga ana e Thaçit ka shkaktuar një sërë reagimesh në të dy anët e kufirit shqiptar, ndërsa ka nxjerë në skenë dhe një përlasje mes presidentit të Kosovës  dhe ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha.

Ky i fundit e ka akuzuar Thaçin si argat të Beogradit, duke e cilësuar atë si një shërbyes të interesave serbe. Kundër tezës për korigjimin e kufijve janë shprehur dhe shumica e partive politike në kuvendin e Kosovës, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj.