Mësuesit ndërtuan shkollën me kontribute vullnetare, inspektorët mediokër i vënë kyçin

579
Sigal

Skandali: Mësuesit ndërtojnë shkollën me fondet e tyre, Inspektorati Shtetëror pengon mësimin

Dy mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho u vlerësuan si heronj, pasi ndërtuan me të ardhurat e tyre shkollën në fshatin Vëndresh Mal në Skrapar. Dje mësuesit heronj, shprehin indinjatën e tyre, pasi janë penguar nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Berat. Ata i kanë ndaluar me pretendimin se në një pjesë të shkollës po zhvillohet mësim e në pjesën tjetër po rikonstruktohet. Vetë mësuesi Donald Dervishi ankohet se Inspektorati Shtetëror shëndetësor Berat i ka njoftuar se punimet e tyre po pengojnë procesin mësimor.

 Mësuesi Donald Dervishi: Te Faleminderit o shtet, që mban në punë njerëz të paaftë

Miq, ju kujtohet që ne, në bashkëpunim me Bashkinë Skrapar filluam të bënim disa rregullime të shkollës së fshatit Therepel për nevojat e vitit shkollor 2018-2019, e cila është shkolle vartëse e shkollës “Ferit Bregu” Vëndreshë. Ju kujtohet besoj. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor Berat na ka ardhur ditën e dytë të shkollës për kontroll dhe na paska gjetur me “gabime”, ku shprehimisht shkruan: “Në një pjesë të shkollës po kryhet mësim, në pjesën tjetër po bëhet rikonstruksion i shkollës”. Populli thotë: “Kur nuk bën mirë, keq pse bën?” Se çfarë pune ka ISHSH-ja me punimet, ec e merre vesh…! Këtë dinë të bëjnë, me demek inspektorët e ISHSH Berat, por që i kemi nga Skrapari. Turp t’ju vijë, që nuk arrini të kuptoni, që punimet në pjesën e jashtme të shkollës nuk kanë penguar vazhdimin e procesit mësimor! Po nga një anë nuk keni faj, se me një ditë inspektim justifikoni rrogën për 6 muaj… Të faleminderit, o shtet, që mban në punë njerëz të paaftë!