Ja si të ndaloni gërhitjen

76
Gërhitja është një fenomen i bezdisshëm për këtë shpesh ne përpiqemi që ta shmangim një fakt të tillë. Ekspertët duket që së fundmi kanë gjetur zgjidhjen dhe ajo është më e lehtë nga çmendoni. Herën tjetër që dikush pranë jush nis të gërhasë, mbyllini atij gojën. Një paisje e re që vendoset jashtë gojës dhe e mban të mbyllur këtë të fundit gjatë gjumit, po testohet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek 30 pacientë. Sipas tyre kjo është një  teknikë që i lejon njerëzit që të marrin frymë nga hundët dhe mund të jetë “kura” për apnean e gjumit, që shkakton ndalimin e frymëmarrjes deri në 10 minuta.
Teoria pas kësaj metode të re është se, të marrit frymë nëpërmjet gojës është një ndër arsyet kryesore të apneas (periudhës kur dikush ndalon së marri frymë) dhe gërhitjes gjithashtu. Kjo ndodh sepse kur flini me gojën e hapur, ajri brenda është i ftohtë dhe përplaset me fytin me shpejtësi të lartë. Ky kombinim çon në vibrimin e indeve të buta që ndodhen në fyt, duke shkaktuar gërhitjen. Nga ana tjetër, ajri që merrni me hundë ngrohet në rrugët nazale, që do të thotë se nuk është aq i trazuar kur prek fytin. Shkencëtarët besojnë se ky trajtim i ri mund të inkurajojë pacientët që të marrin frymë nëpërmjet hundës, në mënyrë që problemi i gërhitjes të jetë pjesë e së shkuarës.