Ja pse brokoli është një perime që duhet ta hani patjetër

549
Brokoli është perime shumë e dobishme që kontribuon në shëndet të mirë, por tani shkencëtarët besojnë se ai mund të trajtojë edhe artritin. Gjegjësisht, komponimet organo-squfurit, sulforaphane, të vendosura në brokoli, kanë efekte anti-inflamatore dhe redukton dëmtimin e kërcit, i cili është shkaku kryesor për shfaqjen e një nga sëmundjet më të rrezikshme degjenerative.
Megjithatë, siç thonë ekspertët, pacientët të cilët ballafaqohen me simptomat e artritit kanë nevojë që të konsumojnë çdo ditë sasi të mëdha të këtyre ushqimeve.
Në përputhje me këto rezultate, një kompani britanike për prodhimin e medikamenteve kohët e fundit ka zhvilluar një version sluforafana sintetike të qëndrueshme, e cila në të ardhmen ndoshta do të jetë e mundur për të marrë formën e pilulës. Kështu, një dozë e vetme e barit, sipas vlerësimeve, ka qenë e barabartë me futjen e 2.5 kilogramë brokoli në ditë.
Përndryshe, shkencëtarët gjithashtu besojnë se brokoli zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa lloje të kancerit, si dhe të anulojë simptomat e autizmit.
Sigal