Ja gabimi më i madh që bën gjithmonë me flokët e lagur

580
Sigal

Të gjithave na ka ndodhur që mami na tërhiqte vëmendjen kur ishim të vogla sa herë që na shihte duke krehur flokët… 100 herë në ditë. Aq herë sa dilnim edhe para pasqyrës. Por me kalimin e viteve, edhe rutina e krehjes së flokëve ka ndryshuar dhe nuk është më aq e shpeshtë. Mjafton vetëm një herë në ditë, sapo del nga dushi. Kjo mund të jetë edhe rutinë e ditës për shumë prej jush. Del nga dushi, i mbledh flokët me peshqir për disa minuta, pastaj i kreh me furçë ndërsa janë ende të lagësht. Epo, ja që po bën nja gabim të madh.

E ke pyetur ndonjëherë veten pse parukierja jote nuk përdor asnjëherë një furçë me fije të holla për të krehur flokët e njomë? Sepse nuk duhet të përdorësh asnjëherë furçë në flokët e lagur. Arsyeja është shumë e thjeshtë: floku i lagur është mjaft i brishtë dhe i prirur për t’u këputur. Për të shmangur këtë, duhet të përdorësh një krehër me dhëmbëza të gjera. Për çdo lloj floku që të kesh.

Kështu, nëse je duke bërë një gabim të tillë në flokët e lagur, atëherë mos e përdor më. Është një zgjidhje që do të ruajë flokët të shëndetshëm.

Kjo nuk do të thotë që furçat me fije të holla të mos përdoren asnjëherë. Nuk këshillohen për flokët e lagur, por edhe në rastet kur kjo është e pashmangshme, atëherë zgjidh ato lloj furçash që fijet e holla i kanë të mbështetura mbi një gomë ovale. Prania e saj krijon një lëvizje më fleksibël të furçës mbi flokë pa dëmtuar skalpin.