Sigal

Të gjithë e keni provuar të paktën njëherë ndjesinë e lodhjes që ndihet në ditë të caktuara. Për të mund të jenë shkaktarë shumë faktorë, por kjo nuk do të thotë që nuk ka zgjidhje. Gjumi sipas mjekëve është një rregullator i trupit në çdo aspekt. Nëse flini gjumë të paktën 7 orë nuk do të ndiheni të lodhur. Nëse nuk jeni dhe aq të aftë në rregullimin e këtij aspekti të jetës suaj për arsye të ndryshme, ju zbulojmë 5 mënyra të tjera që sipas ‘Woman’s Health Mag’ do ju japin energji.

Pini sa më shumë ujë. Nëse je i deihdratuar trupi ndihet i lodhur.

Nëse ju duhet të zgjidhni mes dy pijesh për të furnizuar trupin me energji, zgjidh kafen dhe jo një pije energjike.

Kur je në zyrë përpiqu të ecësh sadopak duke bërë veprime të ndryshme.

Kur ke pushimin e drekës dil jashtë ambjenteve të zyrës apo punës.

Mbaji perdet hapur në shtëpi dhe zgjohu pak pasi të zbardhë.