Hulumtuesit kanë gjetur dëshmi të reja se, kafeja është e mirë për shëndetin

69
Njerëzit që pinë kafe në baza ditore, kanë më pak mundësi të vdesin nga një varg sëmundjesh, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Zyrtarë të Universitetit të Harvardit kanë zbuluar se pesë filxhan me kafe në ditë, janë norma e adekuate, për një shëndet të mirë. Por, pirja e kafesë së fortë në doza të mëdha, është po aq e dëmshme sa tymosja e duhanit, transmeton Telegrafi. “Mesazhi kryesor është se konsumi i rregullt, tre deri në pesë kafe në ditë, shkakton ulje të mortalitetit në përgjithësi, si dhe vdekjes si pasojë e diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe vetëvrasjes” ka thënë profesori Frank Hu, që është njohës i mirë i ushqimit dhe epidemive. “Në studimet e mëhershme, ka dalë se vetëm kafeja pa kafeinë është e mirë për shëndetin. Por, pa marrë parasysh, të dy llojet e ulin vdekshmërinë, megjithëse ende nuk kemi konkludime finale” ka thënë Hu . Profesori Hu dhe kolegët e tij, janë bazuar në dy burime gjigante informacioni: vëzhgimi i më se 200 mijë doktorëve dhe teknikëve medicional, të cilët kanë mbajtur shënime të rregullta në ngrënien dhe mënyrën e tyre të jetës, për 20 vite.

Përdoruesit e kafesë në përgjithësi, kanë qenë më pak të prirë të vdesin brenda dekadës, se ata që nuk kanë pirë. Efektet kanë rezultuar edhe më të mëdha, kur grupi i kanë larguar personat që përdorin duhanin. Joduhanpirësit që pinë kafe, kanë qenë tetë deri në 15 për qind më pak të prirë të vdesin.
“Ky është një lajm i mirë, për njerëzit që pinë kafe, sepse evidencat janë të forta. Pirja e kafesë, mund të jetë e mirë për shëndetin në përgjithësi” ka shtuar poashtu Hu. Megjithatë, nuk është e qartë lidhja reciproke e kafesë.
Njerëzit që pinë kafe, janë më të prirë të tymosin duhan dhe të hanë mish të kuq.
Me pirjen e kafesë, shkojnë në mënyrë të mirë edhe shumë mënyra të jetës, ndërsa hulumtuesit nuk kanë bërë të ditur nëse njerëzit e pinë më shumë kafen e zezë, me krem, qumësht, sheqer, apo më shumë kafen e lokaleve.
“Nuk po evokojmë kafenë, si strategji për parandalimin e sëmundjeve kronike, sepse kjo është një sjellje individuale, kurse ka shumë faktor tjerë në dietë, që kanë efekte më të mëdha. Njerëzit duhet të kenë shumë kujdes me sheqerin që ia vënë kafesë, sepse kjo mund të bëhet problem” ka shtuar Hu. Çfarë i bën kafeja shëndetit?
Ky lëng i zi është cilësuar si antioksidant numër një, në dietën amerikane – kemikatet përbërëse që luftojnë dëmtimet në ADN, që bëhen nga përditshmëria.
Studiues të tjerë, kanë gjetur evidencë se kafeja ndihmon në shërimin e kancerit në zorrën e trashë, zvogëlon rrezikun e diabetit dhe zvogëlon pezmatimin. Këshilltarët e Qeverisë në Shtete të Bashkuara, kanë thënë se kafeja mbron nga diabeti, Perkinsoni dhe kanceri në mëlçi.
“Acidet klorike, lingnite, kuinide, trigoneline dhe magnezi që përmban kafeja, zvogëlojnë rezistencën e insulinës dhe pezmatimin sistematik” kanë shkruar hulumtuesit.
“Ky mund të jetë studimi më i mirë që e kemi bërë, sepse ka përshirë shumë meshkuj dhe femra, për dekada me radhë” ka thënë kardiologu, Dr. Sharonne Mayes nga Klinika Mayo në Minnesota, i cili nuk ka qenë i përfshirë në studim. “Mesazhin kryesor për ata që kanë kënaqësi kur pinë kafe, është të mos brengosen se iu dëmton shëndetin”, ka thënë Heyes për NBC News. “Kafeja në fakt, është e shëndetshme dhe e dobishme për shëndetin e tyre”