Fier, 120 fëmijë çdo ditë në pediatri me temperaturë të lartë

574
Në pediatrinë e Fierit, cdo ditë paraqiten dhjetëra raste me probleme gastro-intestinale dhe temperaturë të lartë. I nxehti i stinës së verës, është një nga shkaktarët e këtij fluksi, ku në një ditë paraqiten të paktën 120 fëmijë të prekur nga virozat. Temperaturat e larta kanë rritur në mënyrë të menjëhershme numrin e të vegjëlve të sëmurë në spitalin pediatrik në Fier. Në 24 orë paraqiten për vizita mjeksore 120 fëmijë nga të cilët rreth 25 shtrohen në spital. Shkaku është dehidratimi, diarreja, dhe virozat e stinës.
Prindërit që shoqërojnë fëmijët në dhomat e shtrimit në spital thonë se simptomat e virozave janë agresive, kryesisht me temperaturë të lartë.
Mjekët pediatër këshillojnë prindërit që në këto ditë të nxehta vere të shmangin ekspozimin e fëmijëve për orë të tëra në diell, dhe përdorimin e sa më shumë lëngjeve.
Sigal