Fakti – Ushqimet me ngjyrë na bëjnë të lumtur

461
Sigal

Është fakt se ushqimet që ne konsumojmë kanë një ndikim shumë të madh në shëndetin dhe mirëqënien tonë. Por së fundmi një studim i kryer nga “The Happy Egg Company” hedh dritë mbi një të vërtetë të re lidhur me produktet ushqimore.

Siç raporton “Metro”, në këtë studim, fokus i të cilit ishte ndjenja e lumturisë lidhur me ushqimin, dhe në të cilin morën pjesë mbi 1000 persona, rezulton se është pikërisht ngjyra e verdhë ajo që lidhet më tepër me lumturinë.

Mbi 70 % të pjesëmarrësve në studim pranuan se ngjyra e verdhë në produktet ushqimore ju jepte ndjenjën e gëzimit dhe lumturisë. Dhe në top 5 ushqimet e verdha, të cilat asociohen me gëzimin ishin: omleta, makaronat me djathë, krepat, banania dhe veza e zjerë.

Gjithashtu pjesëmarrësit u shprehën se do të donin më shumë ushqime të verdha në menunë e tyre të përditshme