Mutacionet/ Presidenti i Moderna : Lufta do të vazhdojë për disa vite

258
Coronavirus COVID-19 single dose small vials and multi dose in scientist hands concept. Research for new novel corona virus immunization drug.
Sigal

Presidenti i kompanisë Moderna ka paralajmëruar se lufta kundër koronavirusit do të vazhdojë edhe të paktën për disa vite.

Dr. Stephan Hoge tha se virusi do të vazhdojë të pësojë mutacione dhe të krijojë variante të reja, edhe pse do përdoren vaksinat.

Paralajmërimi i tij vjen në kohën kur Moderna, e cila ka prodhuar një vaksinë kundër koronavirusit, ka bërë me dije se ajo mbron edhe kundër varianteve të reja, sidomos ndaj variantit britanik dhe atij afrikano-jugor.

Dr. Hoge tha për CNN se virusi do të vazhdojë të pësojë mutacione përsa kohë vazhdon të infektojë.

“Gjëja kryesore që duhet të bëjmë ne është që të ndalojmë virusin që të infektojë njerëzit. Na duhet të frenojmë transmetimin e virusit, dhe e dyta, duhet të pengojmë infeksionet që të zgjasin shumë gjatë”.

Ai tha se beteja do të vazhdojë për vite me radhë, për sa kohë shkencëtarët po shohin se virusi po evoluon.