Dy nga tre burra mbi moshën 55 deri 60 vjeç preken nga rritja beninje e prostatës apo hipertrofia beninje e prostatës

88
Pasojat e kësaj sëmundje janë: urinimi i shpeshtë gjatë ditës (polakiuria), ndjesi djegie gjatë urinimit (Stranguria), urinimi i shpeshtë gjatë natës (Nikturia)
Të sëmurët shpesh çohen 3 deri 4 herë natën për të urinuar, duke humbur kështu edhe rrjedhën normale të gjumit.
Domatja përmban antioksidantin e fuqishëm që quhet Likopen, që ka një veprim mbrojtës të fuqishëm kundër sëmundjes së prostatës si dhe gjithashtu mbron nga formimi i tumoreve të ndryshme shkruan Dr. Agon F. Bislimi.
Likopeni pastron organizmin nga radikalet e lira të cilat janë shkaku kryesor i degjenerimit të qelizave.
Ai i rekomandon domatet te të moshuarit, pse jo edhe tek mesoburrat (burrat e moshës së mesme) që mos t’i ndahen domates, edhe po të gatuhet nuk i humbet vlerat, gjithashtu edhe salca e domates është e pasur me këto vlera mbrojtëse të fuqishme.
Por duhet të keni kujdes.
Që domatja të jetë e pasur me antioksidantin e quajtur Likopen duhet të zgjidhni domate të pjekura mirë dhe me ngjyrë të kuqe.
Evitoni ato që janë jeshile apo të gjelbërta nga brenda.
Dr. Agon F. Bislimi