Zbulohet një organ i ri në trupin e njeriut

688
Sigal

Shkencëtarët kanë identifikuar një organ të ri në trupin e njeriut, një zbulim që me shpresë mund t’i ndihmojë ata që të kuptojnë përhapjen e kancerit në trup.

Shtresat e trupit, të cilat më parë besohej se ishin inde të dendura lidhëse, në fakt janë rezerva të ndërlidhura të mbushura me lëngje, të cilat shkencëtarët i kanë quajtur interstitium.

I mbështetur nga një masë e fortë dhe fleksibël proteinash të indeve lidhëse, interstitium mbron organet, muskujt dhe enët e gjakut, që e mbajnë trupin tonë gjallë, duke absorbuar goditjet dhe shokun.

Grupi i punës i drejtuar nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e New York-ut, shpreson që ky zbulim do të ndihmojë për të kuptuar se përse kanceri që prek këtë zonë të trupit bëhet me e prirur ndaj metastazave.

Puna kërkimore jep gjithashtu një këndvështrim të ri për mënyrën sesi plaket trupi jonë, përfshirë lëkura, ngurtësimi i gjymtyrëve dhe progresioni i sëmundjeve fibroze, sklerotike dhe inflamatore.

Analiza e re e publikuar në revistën shkencore Scientific Reports është e para që i identifikon këto hapësira kolektive si një organ dhe përpiqet që të kuptojë funksionin e tyre.

Pavarësisht se është një prej organeve më të mëdha në trupin e njeriut, interstitium nuk ishte dalluar më parë nga ekspertët. Nëse kjo punë kërkimore pranohet gjerësisht, interstitium do të ishte organi i 80-të i trupit të njeriut.