Disa vitamina kanë efekt vetëm nëse merren me ushqime

628
Sigal

Është vërtetuar se konsumimi i sasisë së lartë të karotave, brokolit dhe patateve ul rrezikun e kancerit të lëkurës, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Këto produkte dhe disa të tjera, janë të pasura me vitaminë A, i cili është një përbërës shumë i rëndësishëm për një lëkurë të shëndetshme. Konsumimi i vazhdueshëm i ushqimeve, që përmbajnë këtë lloj vitamine jo vetëm që e përmirëson pamjen e lëkurës, por edhe e ul rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës.

Me anë të studimeve të bëra, është vërtetuar se marrja e vazhdueshme dhe e sasisë së lartë të kësaj vitamine, e ulë rrezikun nga kanceri I lëkurës për 17%. Shkencëtarët tregojnë se ky rrezik ulët vetëm nëse konsumohen ushqime natyrale, dhe jo suplemente.

Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe aktivizimin e antioksidantëvëe, të cilët i pastrojnë radikalet e lira duke e pamundësuar zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Në hulumtimin e bërë së fundmi, shkencëtarët studiuan informacionet e 123.570 njerëzve, duke i analizuar shprehitë e të ngrënit, dietat dhe stilin e jetës së tyre. Ata vërejtën se personat që përdornin produkte që përmbajnë vitaminë A, kishin më pak shans të preken nga kanceri i lëkurës, në krahasim me ata që përdornin suplemente të vitaminës A.

Si përfundim, ekspertët tregojnë se nëse dëshironi të ulni rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës, atëherë duhet të filloni të përdorni produkte natyrale që përmbajnë vitaminë A dhe jo suplemente artificiale.