Shteti në kolaps/ Qeveria nuk ka para të paguajë administratën

580
Sigal

“Të dhënat zyrtare dëshmojnë se, narkoshteti po shkon drejt falimentit! Të ardhurat për 6-mujorin dhjetra milionë dollarë mosrealizime”.

Kështu shprehet në një postim të tijin në Facebook ish kryeministri Sali Berisha.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare, në një kohë kur në vend po reklamohet me të madhe aksioni anti-informalitet, Berisha shkruan se, me këto ritme po shkohet drejt pamundësisë për të paguar pensionet dhe rrogat.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Ndrikull Falimenti po sjell falimentin!

Të dhënat zyrtare dëshmojnë se narkoshteti po shkon drejt falimentit!

Të ardhurat për 6 mujorin dhjetra milionë dollarë mosrealizime.

Vetëm TVSH rreth 9% më i ulët se plani.

Por dhe 3% më i ulët se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2018!

Ndërkohë borxhi ndaj bizneseve për TVSH është rritur edhe me 10% sipas burimeve pranë ndrikull Falimentit!

Taksa doganore dhe akcisa janë 9,8% dhe 1,3% më të ulëta se sa plani.
Investimet publike janë 6,2% më të ulëta se sa në të njejtën periudhë të vitit të kaluar!

Po shkohet drejt pamundësisë për të paguar rroga dhe pensione!

Këto janë sukseset e para të ndrikull Falimentit të narkoshtetit shqiptar!

INFO PËRMBLEDHËSE JANAR – QERSHOR 2019

(statistikat fiskale paraprake, jo finale)

Bazuar në të dhënat paraprake të publikuara nga Min.Fin, Të ardhurat totale për periudhën janar – qershor 2019 rezultojnë 36 mln dollarë më të ulëta (- 1.6 %) sesa planifikimi qeveritar për këtë periudhe.

Të ardhurat totale për 6 – mujorin 2019 rezultojnë të jenë vetëm 3.9 % më të larta sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërkohë që duhej të ishin të paktën mbi 6 % më të larta (si pasojë e normës së pritshme të rritjes ekonomike dhe normës së inflacionit, pa përfshirë këtu edhe efektin pozitiv shtesë në rast se do të kishim formalizim të ekonomisë). Tregues i qartë i nënperformacës së organeve taksambledhëse dhe ecurisë së dobët të ekonomisë shqiptare.

Vërehen mosrealizime në të ardhurat nga tatim & doganat. Konkretisht:

Të ardhurat nga tatim & doganat për periudhën janar – qershor 2019 rezultojnë me një mosrealizim prej 44 mln dollarë (- 2.9 %) krahasuar me planifikimin buxhetor. Më në detaje sipas zërave kryesore, vërejmë se:

  • TVSH me mosreazlimim prej 63 mln dollarë, – 8.7 %. Madje me shqetësim vërehet se arketimet nga TVSH për 6 – mujorin e parë 2019 janë edhe më të ulëta sesa arketimet e 6 – mujorit 2018, përkatësisht me 20 mln dollarë me pak, ose – 3%.
  • Tatim fitimi rezulton me realizim mbi planifikimin (+ 23 mln dollarë).
    • Akcizat rezultojnë nënperformancë, mungojnë 2.8 mln dollarë (- 1.3 %) krahasuar me planin 6 – mujor.
  • Tatim mbi të Ardhurat Personale rezulton me realizim mbi planifikimin, + 21 mln dollarë.
    • Taksat Nacionale: me mosrealizim prej 19 mln dollarë (- 10.1 %).
    • Taksat doganore gjithashtu me mosrealizim prej 3.4 mln dollarë, – 9.8 %.
    Info shtesë të detajuar për importet në nivel 6 – mujor të disa produkteve kryesore (si përshembull, karburant, cigare, etj), do mund të jetë disponibël në momentin që do të publikohen të dhenat zyrtare finale nga ana e minnistrisë financave.

Shpenzimet Operative dhe të Mirëmbajtjes (janar – qershor) rezultojnë të jenë 28 mln dollarë më të larta sesa planifikimi 6 – mujor, ose 15 % më e larta.

Gjithashtu, krahasuar me faktin e të njëjtës periudhe të vitit të mëparshëm, shpenzimet operative rezultojnë të jenë 30 mln dollarë më të larta, ose 16.6 % më shumë.

Investimet publike gjithashtu vazhdojnë të rezultojnë nën – performancë edhe gjatë 6 – mujorit 2019 (për kujtesë: në 2018 investimet rezultuan me mosreazlimin prej pothuajse 79 mln dollarë, ose 9.3 % më pak krahasuar me buxhetin fillestar 2018).

Për periudhën janar – qershor 2019, investimet rezultojnë me mosrealizim prej 40 mln dollarë, ose 12.5 % më të ulëta sesa planifikimi qeveritar (e shkaktuar plotësisht nga ecuria negative e financimit të projekteve me financim të huaj).

Verehet qe performanca e investimeve publike per 6 – mujorin 2019 është edhe më e dobët sesa “fakti” i të njejtës periudhë të vitit të kaluar, përkatësisht 18 mln dollarë më pak, ose – 6.2 %.