Dhimbjet e reumatizmës qetësohen me spec djegës. Ja si të përgatisni recetën

1096

Në vendin, ku bëhet masazhi shkaktohet skuqja e lëkurës, që rrit qarkullimin e gjakut duke pakësuar dhimbjet

Speci djegës është i pasur me elementë kurativë si alkaloide, esencë, pigmente karotinoide, vitamina dhe flavone. Në saj të kapsaicinës, speci djegës ngacmon sipërfaqen e lëkurës. Për qetësimin e dhimbjeve, këshillohet të përdoret masa, që përftohet nga vendosja e disa specave në një sasi alkooli 60 gradë. Kjo masë lihet për 8 ditë, më pas kullohet dhe me të lyhet pjesa ku ndjen dhimbje. Në vendin ku bëhet masazhi shkaktohet skuqja e lëkurës, që rrit qarkullimin e gjakut duke pakësuar dhimbjet. Nga përgatitja e mëparshme pihen 20 pika tri herë në ditë. Pikat mund të hidhen në ushqim për të gjithë ata që nuk mund t’i pijnë siç janë. Speci mund të përdoret edhe nga personat, që kanë probleme me oreksin. Për të gjithë ata që kanë probleme me ushqimin rekomandohet që të pihet lëngu i përgatitur.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf