Arsyet se pse duhet të pini ujë të ngrohtë me xhenxhefil

643
Nëse jeni duke kaluar një ftohje ose vetëm doni t’i paraprini ftohjeve dhe gripeve të ndryshme, atëherë ju preferojmë pijen e mëposhtme me xhenxhefil.
Përbërësit:
1 pjesë xhenxhefil të freskët
1 litër ujë
Disa lugë çaji mjaltë
1 limon
Përgatitja:
Qërojeni dhe prejeni xhenxhefilin në copa të holla. Vendosini ato në një tenxhere dhe shtoni ujin, duke e lënë të vlojë për të paktën 15 ose 20 minuta në temperaturë mesatare.
Më pas largojeni tenxheren nga nxehtësia dhe lëreni të qëndrojë për 5 minuta.
Pas 5 minutash, largojeni xhenxhefilin nga uji, shtoni mjaltën dhe limonin dhe pijeni këtë pijë si të ngrohtë.
Arsyet tjera pse ju duhet të pini ujë të ngrohtë me xhenxhefil:
Forcon sistemin imunitar
Ndihmon të shëroheni më shpejtë
Qetëson problemet me stomakun
Qetëson sistemin nervor
Stimulon tretjen
Stimulon qarkullimin e gjakut
Sigal