Zhduken lekët e pagave në kopshtet e bashkisë së Sarandës. Shpresa e edukatorëve, ndërhyrja e Kryeministrit e Ministres Nikolla

436
Sigal

Megjithëse data 21 e muajit të fundit të vitit kur gjithkush pret dhe planifikon të festojë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, duket se edukatoret dhe sanitaret e kopshteve nën juridiksionin e Bashkisë së Sarandës do të riskohen duke mos e pasur fatin të gëzojnë si gjithë qytetarët e tjerë. Dhe ndodh kur punonjësit e administratës shtetërore e deri edhe pensionistë e qytetarë të shtresave të ndryshme sociale do të shpërblehen për festat e fundvitit sipas lajmit të bërë të ditur nga vet kryeministri Rama. Jo vetëm shpërblime jo se jo, por as pagën mujore që u takon ligjërisht ta marrin që në fillim të muajit, nuk kanë për ta marrë në duar këtë vit. Edukatoret dhe sanitaret e Sarandës kanë paralajmëruar një protestë para bashkisë ditën e mërkurë, por ata janë paralajmëruar me kërcënim për largim nga puna nëse ndërmarrin një veprim të tillë dhe pagat e dhjetorit dhe janarit do ti marrin vetëm në fund të muajit janar 2017. Punonjës të bashkisë kanë kërcënuar edukatoret me largim nga puna, ndërkohë që nuk japin shpjegime për lekët e zhdukura të pagave të edukatoreve , paga që jepen nëpërmjet fondit të ministrisë së arsimit. Kokulur e shpirtvrara se nuk do të marrin pagën e tyre, pa le më shpërblimin, edukatoret, dikush edhe me lot në sy se i presin fëmijët për një lodër e dhuratë dhe kjo nuk u mundësohet as me pagën e tyre, janë tërhequr të heshtura në vajtimin e tyre shpirtëror për mos tu biskuar nga vendi i punës. Kjo që bëhet nga zyrtarët e bashkisë së Sarandës nuk ka ndodhur në asnjë sistem politik në Shqipëri, as edhe në qeveritë kolaboracioniste. Edukatoret kanë vetëm një shpresë për të festuar Vitin e Ri me pagat e tyre, tek ndërhyrja e kryeministrit dhe ministres Nikolla.