Zgjidhet Kryesia e re e LSI-së, ja emrat e drejtuesve të rinj në LSI

990
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi Komitetin Drejtues Kombëtar. Zgjidhet Kryesia e re e LSI-së. Rezultatet u shpallën pak pasi u mbyll procesi i votimit dhe u bënë menjëherë publike. 
Në drejtimin e Kryetarit të LSI-së, z Ilir Meta, u bë konstituimi i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, që u zgjodh nga Konventa Kombëtare Zgjedhore e zhvilluar në datat 3 dhe 4 dhjetor.
Ja Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Sekretarët e rinj :
1. Adela Karapici – Profesor i Asociuar, Doktor i Shkencave, Pedagoge ne Fakultetin Ekonomik, Universiteti Tiranës (prej tetor 2007), Aktualisht: Zv. Ministre e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
2. Brunilda Paskali – Diplomuar në Fakultetin Filologjik, Dega Gjuhë Angleze, Master në “Diplomaci” në Universitetin Norwich në SHBA në fushën e “Menaxhimit të Konflikteve”; 1988-2013 ka punuar si Pedagoge e gjuhës Angleze. Aktualisht: Nënkryetare e Bashkisë Tiranë.

3. Elona Guri – Diplomuar Bachelor për “Shkenca Politike”, Master për “Politika dhe Qeverisja” – ISE

4. Eriona Bixha – Diplomuar Bachelor për “Shkenca Politike”, Master për “Studime Politike Rajonale”, Universiteti Tiranës.

5. Eris Zaimi – Diplomuar për Psikologji, Universiteti i Tiranës.

6. Erisa Xhixho – Doktor i Shkencave, Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Master për “Politika Ndërkombëtare Publike” në “Queen Mary, University of London”. Aktualisht: Zv.Ministre e Ministrisë së Integrimit Europian, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë.

7. Luzhiana Abazi – Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Specializim për mjek familje, Master për Menaxhimin e Shërbimit Parësor – Universiteti i Tiranps.

8. Monika Kryemadhi – Doktor i Shkencave, Diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Master në “Administrim Biznesi”, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Aktualisht: Deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

9. Nora Malaj – Doktor i Shkencave, Diplomuar në Fakultetin Filologjik, Universiteti i Tiranës, Diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, Aktualisht: Zv. Ministre e Arsimit dhe Sportit.

10. Ornela Muhametaj – Diplomuar për Drejtësi, Universiteti i Tiranës.

11. Rea Kotani – Studente në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Anëtare e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës. Nënkryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim.

12. Silva Caka – Diplomuar për Drejtësi, Universiteti i Tiranës. Aktualisht: Deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

13. Bahri Shaqiri – Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë,Universiteti i Tiranës, Master “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, Avokat. Aktualisht: Zv. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.

14. Dritan Ylli – Fakulteti Filologjik, Universiteti Tiranës, Master “Administrim Publik”. Aktualisht: Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe të Sigurimeve Shoqërore.

15. Edmond Haxhinasto – Master “Administrim Biznes”, Master për “Politika Publike”.

16. Edmond Panariti – Profesor, Doktor Shkencash, ka titullin “Honoris Causa”, Universiteti i Perugia-s. Aktualisht: Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

17. Klevi Pojana – Student në Fakultetin e Drejtësisë, Universitet i Tiranës.

18. Lefter Koka – Diplomuar në Fakultetin Ndërkombëtar të Shkencave Juridike, në Strugë. Aktualisht: Ministër i Mjedisit.

19. Luigj Turmalaj – Profesor, Doktor. Dega Mjekësi – Veterinare. Aktualisht: Dekan i Fakultetit të Veterinarisë, Universiteti i Bujqësor.

20. Nasip Naço – Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

21. Përparim Spahiu – Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, dega “Ekonomi Politike”, Universiteti i Tiranës.

22. Sokol Dervishaj – Diplomuar për Anglisht, Master për “Studime Ndërkombëtare” dhe “Studime të Thelluara” te Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes. Aktualisht: Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.

23. Spartak Braho – Diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politiko –Juridike, titulli “Gazetar”, Fakulteti i Drejtësisë, titulli “Jurist”. Aktualisht: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

24. Vangjel Tavo – Doktor i “Shkencave Mjekësore”. Aktualisht: Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

25. Ylli Manjani – Diplomuar për Drejtësi, studimet pasuniversitare i ka kryer në “Universitetin e Oslos” dhe “Universitetin Leiden” në studime të specializuara për të Drejtën Evropiane. Aktualisht: Ministër i Drejtësisë.

Sipas Statutit të LSI, Kryetari, Zv.kryetari, Nënkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm, Kryetari i LRI-së, kryetarja e LGI-së dhe Kryetari i KDK janë automatikisht pjesë e kryesisë.
Kryetari i KDK-së u zgjodh Shezai Rrokaj – Profesor, Doktor i Diplomuar në Sorbonë, Francë. Ka kryer detyrat e Përgjegjësit të Departamentit, Zv.Dekan, Dekan, Rektor në Universitetin e Tiranës, aktualisht: Zv. Rektori i Universitetit të Tiranës.
Erisa Xhixho – Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun.
Edmond Haxhinasto – Sekretar për Çështjet Programore.
Eriona Bixha – Sekretare Organizative.
Bahri Shaqiri – Sekretar për Sigurinë Kombëtare.