Zgjedhjet më 18 qershor/ Rama mesazh PD-së: Fletët e votimit po shtypen, doja t’ju kisha përballë që…

474
Kryeministri Edi Rama në Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste të zhvilluar në Durrës ditën e sotme, tregoi edhe një herë që është i vendosur për të zhvilluar zgjedhjet më 18 qershor edhe pa opozitën.
Ai njoftoi se fletët e votimin po shtypen dhe se zgjedhjet në mënyrë përfundimtare do të bëhen më 18 qershor.

“Doja shumë t’i kishim përballë më 18 qershor, jo në bunkerin prej plasmasi por me zi prisja t’i mundja edhe më thellë. Por kur u dorëzovaa dhe unë që u tregova më i duruari, na mbetet t’i lëmë pas dhe të vazhdojmë përpara. Përpara drejt 18-qershorit, të thërrasim në kutinë e votimit çdo shqiptar që e do Shqipërinë më shumë se partinë. Sot fletët e votimit po shtypen dhe zgjedhjet do bëhen më 18 qershor,” tha Rama.
Sigal