Zbulohet qëllimi kryesor i vizitës së Alexandër Soros në Tiranë

175
Nga Avokati Altin Goxhaj
Misteri i udhëtimit në rajon dhe Shqipëri të djalit të miliarderit të kundërshtuar për politikat e tij
Alexandër Soros negocion 500 mijë dollarët e fazës së parë (mund të jenë euro) që do të hidhen në dhjetor për të krijuar një MJAFT të ri (emri i ri i Lëvizjes nuk është caktuar ende, por do të arrihet me “konsensus”)!!! Sipas Soros, Edi është: “Një njeri i Rilindjes, Simboli i Demokracisë Liberale në Shqipëri!”. Dmth i Demokracisë Sorosiane. Ja pra e mësuat se çfarë qëllimi dhe rezultati ka gjithë investimi i Soros në 25 vjet në Shqipëri: Krijimin e modelit Edi dhe të demokracisë së tij liberale. Ndaj duhet ta kuptoni se çdo cent që ka hedh Soros nga të vetat dhe njëzet-fishin që ua ka marrë me fondacionin dhe OJF-të e veta taksapaguesve të BE, SHBA, BB, OKB, Holandës, Zvicrës, Suedisë, Danimarkës, Spanjës etj, kanë synuar pikërisht këtë rezultat dhe gjithë Mafia Soros që ka pushtuar Shqipërinë për këtë ka punuar, sidomos Kolona e Pestë e Soros në PD! Por prit se s’keni parë asgjë akoma! Alexandër Soros ka ardhur edhe për të negociuar kalimin e butë të pushtetit nga Edi te Eri dhe për këtë qëllim Fondacioni Soros ka disa muaj që po punon për krijimin e një MJAFT-i të Ri (ende s’më ka ardhur emri dhe logoja e re) me këlyshët e vet të shpërndarë në media, universitete private dhe OJF-të sorosiane për të kanalizuar dhe shpërdoruar revoltën qytetare, me të njëjtin stil siç e shpërdoruan te Parku i Liqenit, që siç e kujtoni ia dolën që të bëjnë pluhur e hi çdo lloj proteste qytetare kundër Lali Erit. Janë po të njëjtët surretër! 

Alexandër Soros këtë javë ka zhvilluar negociata me ndërmjetësit e 2 fondacioneve socialiste “Friedrich Ebert Foundation Tirana” (partner zyrtar i Soros) dhe “Olof Palme International Center- Albania Programme” (drejtohet nga dora e djathtë e Veliajt te MJAFT dhe është zyrtarisht partner i Soros) dhe me ndërmjetësit e Lul Bashës, Besnik Aliaj dhe Afrim Krasniqi edhe me “Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien”, që kanë bërë planin e një MJAFT-i të Ri me mbi 500 mijë dollarë do të shpërdorojnë Aktivizmin Qytetar! Paratë do të sigurohen nga Fondacioni Soros, BE, Qeveria Gjermane, Qeveria Zvicerane, Qeveria Suedeze, kuptohet edhe Qeveria Holandeze si gjithmonë, OSBE. Njësoj si 14 vjet më parë do të shërbejë si koperturë e vetë Sorosit! Kuptohet që ndërmjetësit janë konsultuar edhe me “Ambasadorët”!!!

Tre universitete private do të furnizojnë me mercenarë aktivitetet e para! Koordinatore në PD do të kenë Nevila Sokoli Xhindi! Personi që do të koordinojë marrëdhëniet me Lart do të jetë Andi Dobrushi – Drejtor i Fondacionit Soros! Materialet për median do t’i përgatisë Birn Albania nën orientimin e kokës së Soros, Remzi Lani. Çdo mercenar Sorosi në shoqërinë civile do të rreshtohet gati për të ngritur dorën sipas urdhrave nga Lart! Nuk do të mungojë asnjë qelbësirë e klientelës Soros në Tiranë! Brenda dhjetorit “organizatorët” civilë do t’i propozojnë t’i bashkohen MJAFT-it të Ri, për të krijuar reputacionin e nevojshëm disa emrave të njohur si Fatos Lubonja, Artan Fuga, dhe emra të tjerë të njohur. Emra gazetarësh do të mbushin panelet dhe kuptohet që Fevziu njësoj si 14 vjet më parë do të jetë në krye të tepsisë.. më fal të Tavolinës. Mbi 100 OJF të Soros nga ato të Çadrave të Vetingut dhe OJF mjedisore do të popullojnë tryezat!!! Aktivistët që s’kanë lidhje me Sorosin do të ftohen si kamuflazh për të fshehur me trupat e tyre surretërit e vërtetë të Soros!

Një Bord Ambasadorësh, me në krye kreun e OSBE, mikun e ngushtë të Veliajt që nga koha e G99, Bernd Borchardt, do të krijohet për këtë qëllim. 200 mijë dollarë do të përdoren ekskluzivisht për zaptimin e ekraneve të TV dhe Facebook-ut! Fukarallëku i madh që solli Rilindja dhe represioni ndaj aktivistëve do të shërbejë për të ulur pazarin, për të ofruar honorare me shumicë, për t’u marrë “me qira” fytyrat, emrin dhe reputacionin dhjetëra aktivistëve dhe emrave me reputacion të mirë! 500 mijë dollarë janë vetëm për 4 muajt e parë. Pastaj leku, dollari, euro, franga zvicerane, vuuuu. I njëjti skenar si MJAFT, nëse e mbani mend. Këtë herë qëllimi nuk është si 14 vjet më parë marrja e PS nga Edi në 2005, por mospengimi i Veliajt për të trashëguar Pushtetin e Edit! Pas gjithë kësaj skeme Lart, ju e kuptoni se kush fshihet: Edi dhe Luli. Ja pse erdhi trashëgimtari i George Soros! Për të garantuar kalimin e butë të pushtetit nga Edi te Eri dhe vdekjen përfundimtare të Shqipërisë nëpërmjet ushtrisë së mercenarëve të Soros dhe duke keqpërdor emra të njohur publikë si mburojë për reputacionin e dhjerë të veglave të Soros! Për Mafien Soros kjo është Luftë për Jetë a Vdekje… kuptohet me Vdekje është dënuar Shqipëria! Burimi im i informacionit? Vetë nga brenda këtij network-u. Ka shumë njerëz pranë Network-ut Soros që e urrejnë Sorosin, por kanë fëmijë për të rritur. Inbox-in tim e përdorin shpesh dhe burimi i tij është një nga qelbësirat e njohura të Soros në Tiranë, që është thes i shpuar.

Pas 29 Nëntorit, sa të mbarojnë Festat, do t’ju tregojmë hap pas hapi konspiracionin e Soros për të shpëtuar investimin e vet, duke i marrë frymën e fundit Shqipërisë!!!