Ahmetaj: I gatshëm të përballem me Bashën

546
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, kundërshtoi deklarimet e opozitës dhe kërkoi një ballafaqim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. “Brenda 7 vitesh, bashkia e Elbasanit dhe e Fierit do të jenë bërë pronarë të dy inceneratorëve për një kosto totale investimi dhe shërbimi prej 54 milionë euro me TVSH (dhe procedurën e pagesave për blerjen e agregateve në Fier e ka certifikuar edhe vetë Kontrolli Lartë i Shtetit)”, tha Ahmetaj. Sipas tij, ndërkohë që Elbasani ka shpëtuar, e Fieri do të shpëtojë prej helmeve të plehrave që qeveria e vjetër e Lulëzimit i la të digjen rrugëve. “Projekti i Tiranës është ende larg konkretizimit dhe hëpërhë nuk mund të thuhet që është e sigurt se do të zbatohet, por e sigurt është që në seancën e kësaj jave në Kuvend Lulëzim Bashën e pres me kënaqësi në një përballje shifrash, faktesh dhe provash. Qoftë për luftën kundër plehrave të lëna rrugëve nga qeveria e tij e vjetër, qoftë për 1 milion dollarët e zinj për të bërë pleh Shqipërinë”, u shpreh Ahmetaj.
Sigal