Zbatimi i dekriminalizimit, Ambasadori Lu 15 minuta në Kryesinë e Kuvendit

502
Ambasadori amerikan Donald Lu ka qenë mëngjesin e sotëm në kryesinë e kuvendit ku mësohet se ka zhvilluar një takim me një grup deputetësh, pjesëtarë të komisionit të sigurisë dhe komisionit për dekriminalizimin. Ai është parë të hyjë ne kryesi pak para orës 09:00 dhe nuk ka qëndruar aty më shumë se 15 minuta. Takimi i ambasadorit amerikan me politikanët shqiptarë vjen një ditë pas seancës në kuvend ku ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit shkaktoi debate mes deputetëve. Opozita i kërkoi qeverisë dhe kuvendit të miratojë draftin e dakordësuar për byronë të hartuar me asistencën e ekspertëve amerikanë të opdate. Ndërsa kryeministri Rama tha se çështja e byrosë është përfshirë në paketën e reformës në drejtësi. Ndërkaq burime nga PD bëjnë me dije se Donald Lu është interesuar edhe lidhur me aktet nënligjore të ligjit të dekriminalizimit, me qëllim fillimin e zbatimit të tij.
Sigal

Pas takimit, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili ka qenë pjesë e një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama si dhe deputetin socialist, Taulan Balla tha se ishte një seancë asistence që u ofrua nga Ambasada. “Ishte seancë asistence për aktet nënligjore të dekriminalizimit. Një strukturë e kuvendit bashkë me komisionin përgatisin aktet. Brenda dy muajsh përfundojmë. Qeveria nuk ka të bëjë”, tha Bylykbashi.