Ylli Manjani: Grekët bënë zgjedhje pa ODIHR, Palmer, Mogherini. Kjo është demokraci

515
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka në një reagim për zgjedhjet parlamentare në Greqi, thekson se në këtë vend demokracia funksionon pa ambasada dhe pa qëndrime të ndërkombëtarëve, siç bëhet në Shqipëri.
“Çfarë perfeksioni demokratik! Grekët, dje bënë zgjedhje sot formuan qeverinë e re! As KQZ, as ODIHR, as Palmer, as Mogherini, as ambasada e as lesh. Thjesht demokraci! E pastër sa më ska! Humbësi largohet. Fituesi urohet. Populli vendos. Dhe kemi dhe fytyrë të shajmë Grekët, pa le!”,- shkruan Manjani.