Ylli DYLGJERI/ Duke kërkuar një foto të Beogradit…

555
Sigal

(Sot, pas shkrimit të Fevziut: A do çlirohet Rama nga “sindroma e Enver Hoxhës”?…)

Besoj se Rama është i çliruar Fevzi!
Është i çliruar se po shkon në Beograd me një axhendë europiane. Rama në Beograd do ecë mbi vijat e bardha të Europës paçka se Beogradi është i ftohtë. Këshillat dhe shkrimet sot një ditë para vajtjes janë vetëm një butafori. Ndaj i detyruar nga historia, as për servilizmin për Enverin, as për servilizmin tënd, apo servilizmin tim (ç’është e drejta s’vuaj), por për ca dokumente që së fundmi kanë dalë nga arkivat ruse lidhur me vizitën e Hoxhës në Beograd 68 vjet të shkuara. Dokumentet arkivore po thonë ndryshe nga ç’ shkruan ti në këmbë. Ç’është e vërteta, sipas dokumenteve të rusëve, vizita e Enver Hoxhës në Beograd paska qenë pak më ndryshe nga ç’kemi lexuar në veprën e tij “Titistët” apo gjetkë. Unë di që ti Fevzo tani nuk je më i përndjekur, që të mos t’ ët lënë të hysh nëpër arkiva, aq më tepër kur Klani, sot është vetë Arkiva. Tashmë i bie, që ti Fevzi dhe ndonjë tjetër dhjet…orist, kanë nevojë për update lidhur me vizitën e Hoxhës. Në këto dokumente që do tregoj më poshtë, thuhet se pas takimit të Enver Hoxhës në Beograd, kur delegacioni shqiptar kthehet në atdhe, ambasadori rus në Tiranë C…, takoi menjëherë ambasadorin jugosllav në Tiranë dhe e pyeti: Si shkoi vizita e Hoxhës? Ambasadori Jugosllav i është përgjigjur:
Shumë keq! Hoxha në Beograd, foli me zë të lartë! Duke sqaruar se, çështjen e bashkimit me Kosovën e kërkoi në mënyrë “brutale”…etj,. Për të mos folur për letrën që Enver Hoxha i dërgonte Stalinit në vitin ‘49, ku i kërkonte: “Meqenëse Tito doli i pabesë nga takimi i Beogradit, e vetmja alternativë mbetej lufta në marrjen e Kosovës”. (kopje unikale e kësaj letre ndodhet në Arkivat Ruse). Kjo është historia. Këto janë dokumentet. Më vjen keq Fevzi po kam besim, se shkrimin te Gazeta Panorama, sot, do ta ribotosh sërish një ditë, siç e ke zakon, që i riboton çdo katër vjet librat e tu, duke filluar nga “Pidestale pa Statuja”. Ç’është e vërteta me servilizmin që tregon për çdo udhëheqës shqiptar, tranzicioni, ke bërë Statuja të reja në këto 22 vite demokraci. Kaq!