Xhafaj takon ambasadorët e vendeve të BE në Tiranë, zbulohet fokusi i diskutimit

35
Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj po zhvillon një takim me ambasadorë të vendeve të BE në Tiranë. Takimi po zhvillohet prej 2 orësh në zyrat e BE në kryeqytet.
Burime e mbrëndshme bëjnë me dije se në fokus të diskutimit është vettingu në polici dhe lufta ndaj krimit të organizuar.
Të 11 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit, si dhe punonjësit e gardës e të SHÇBA do t’i nënshtrohen procesit të vetingut sapo ligji të hyjë në fuqi. Përveç tyre, vetingut mund t’i nënshtrohen me dëshirë edhe ish punonjësit e Policisë nën moshën 55 vjeç, përfshirë edhe të shkarkuarit nga detyra, por që Gjykata u ka dhënë të drejtë, duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të verifikojë 287 zyrtarët më të lartë të Policisë, që nga Drejtori i Përgjithshëm deri te shefat e komisariateve. Më pas, 2700 punonjës të Policisë me grada të mesme dhe 115 nga Garda, përfshi edhe repartet speciale RENEA, FNSH dhe Forcat e Posaçme Operacionale, do të kontrollohen nga Komisioni Qendror.