Xhafaj i kërkoi Prokurorisë ta thërrasë për kokainën, vjen përgjigjja e Bashës

573
Kreu i opozitës Lulzim Basha nuk mund t’i shpëtonte një përgjigjeje për letrën e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për kreun e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj në lidhje me 613 kg kokainë të kapur në Durrës.
Basha është pyetur sot nga gazetarët duke dhënë komentin e tij për kërkesën e Xhafajt, i vënë para akuzës nga opozita së bashku me kryeministrin Edi Rama për ngarkesën e kokainës.
Basha e quajti një akt të dënueshëm letrën dhe tha se i vetmi informacion që mund t’i jepte prokurorisë ishte të gjurmonte Olsi Ramën dhe Agron Xhafajn.
“Kjo letër është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafaj. Është vendosja edhe de juro edhe e prokurorisë në urdhrat e qeverisë, ministrisë së brendshme. Informacioni më i sigurt që mund të jap unë është që prokuroria të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafën. Uroj që kjo përgjigje të mos mjegullojë shqetësimet për ekonominë të opozitës”, deklaroi Basha.
Sigal